Blerina Gjylameti: Reforma zgjedhore të mos kushtëzohet nga kauza të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si po shkojnë negociatat për reformën zgjedhore, ku pajtohen dhe ku ndahen palët deri tani? Si mund të zgjidhet ngërçi i krijuar pas shembjes së teatrit dhe opozita të rikthehet në tryezë?

Mazhoranca vazhdon të bëjë përpjekjet e saj për të vendosur frymën e bashkëpunimit dhe klimën e qetë, për të përmbushur sa më shpejt miratimin e reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të ODIHR-it. Vullneti ynë është i kahershëm dhe ne nuk i jemi larguar asnjëherë tryezës, duke e përdorur për kredo politike, sepse nuk e kemi konsideruar asnjëherë reformën si të njërës apo tjetrës palë, por e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se reforma është e shqiptarëve. Mendoj se mosavancimi i procesit dhe vonesa nuk ka ardhur nga asnjë diskutim konkret lidhur me teknikën dhe përmbajtjen e asaj çka do të miratohet, por nga vonesat dhe ndalesat e herëpashershme të opozitës, pra kjo ka qenë ajo që i ka ndarë palët në një formë tjetër. Unë mendoj që nuk është koha për të gjetur kauza poltike pa asnjë lidhje me reformën zgjedhore, si arsye për t’iu shmangur detyrimit që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë për një kod të ri zgjedhor, si premisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Mazhoranca ka vazhduar ta ftojë opozitën për të marrë pjesë në proces, dhe përshëndes qëndrimin e sotëm të liderit të opozitës, duke shpresuar që rikthimi në tryezën e këshillit politik do të jetë një ogur i mirë për t’i përmbyllur sa më shpejt, me dakordësi, çështjet e mprehta që kanë ngelur pezull.

Ambasada amerikane i ka sugjeruar këtij komisioni ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke pasur si model sistemin danez që parashikon lista të hapura kandidatësh dhe një ulje pragu, duke favorizuar partitë e vogla. Sa e gatshme është PS-ja ta pranojë një sistem të tillë?

Propozimin e kam dëgjuar në media. Nuk kam një informacion konkret mbi sistemin, por besoj që çështja e një sistemi të ri zgjedhor kërkon kohë në dispozicion për konsultim të gjerë publik e, mbi të gjitha, konsensus mes aktorëve politik ë. Duke parë vonesat e herëpashershme të opozitës, mendoj që mbetet për t’u diskutuar në vijim. Eksperienca e këtyre viteve në komisionin e reformës zgjedhore tregon që është shumë e vështirë në kaq pak kohë të gjendet konsensusi për çështje kaq të rëndësishme, duke marrë parasysh faktin që jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve të përgjithshme. Gjithashtu, ndër vite anatemimi i proceseve zgjedhore në Shqipëri nga forcat politike nuk ka ardhur si pasojë e sistemit zgjedhor, por, mbi të gjitha, nga besimi i munguar në menaxhimin e procesit, si edhe nga mospranimi i rezultatit nga pala humbëse. Ndryshimi i sistemit nuk është i thjeshtë, do ndryshime kushtetuese, por kemi mbetur të hapur për ta diskutuar në vazhdim, si pika e fundit e agjendës së komisionit të reformës zgjedhore.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument!

Reflektimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it në draftin e përgatitur nga ekspertët vendas dhe të huaj të komisionit, si edhe ndryshimet që kemi dakordësuar me opozitën në tryezën e këshillit politik, krijojnë të gjitha premisat për një proces zgjedhor me standarde të larta e të gjithëpranuara.

Sa e mundur është arritja e një kompromisi politik deri në fund te majit, siç është parashikuar? Nëse nuk arrihet, a rrezikohet ecuria e procesit të integrimit?

Mendoj që është tërësisht e mundur, nëse opozita jashtëparlamentare kthehet në tryezë për t’i përfunduar dhe ato çështje kryesore që kanë mbetur, sipas rekomandimeve të ODIHR-it. Pra, çështja e administratës zgjedhore të depolitizuar në të gjitha nivelet, kolegji zgjedhor dhe financimi i partive politike, për të cilat jemi në pritje të propozimeve të opozitës jashtëparlamentare , çështje për të cilat mazhoranca ka pasur vullnetin e palëkundur për t’u dhënë shqiptarëve ndryshime dinjitoze, në mënyrë që të përmbushim qëllimin që kjo mazhorancë ka për kaq kohë, integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane./Fjala.al

Të fundit

Martohet vajza e vetme e Ibrahim Rugovës, Teuta!/ Fotot nga ceremonia familjare

Ish-deputetja dhe e vajza e vetme e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar zyrtarisht një ditë...

Macron padit influenceren e njohur, përhapi thashethemet se Brigitte ka lindur burrë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ngritur një padi për shpifje ndaj influencers amerikane Candace Owens në një...

O.Henri, ditët e burgut ordiner të mjeshtrit të tregimeve të shkurtra

Nga Leonard Veizi Ai ishte një shkrimtar amerikan i tregimeve të shkurtra, tregimet e të cilit romantizonin të zakonshmen, në veçanti jetën e njerëzve të...

U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Një i paraburgosur ka humbur jetën në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Besnik Koçiu ishte vendosur ë Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)...

Made for Germany, gjigantët ekonomikë bashkohen për investime

Jo "Made in Germany", por "Made for Germany"- Gjigantë të ekonomisë bashkohen e premtojnë investime miliardëshe në Gjermani. Ekonomia është gjithmonë pak psikologji. Kjo u...

Lajme të tjera

Web TV