Kin Dushi, shkrimtari që u la në harresë nga regjimi komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I burgosur në dy regjime, Kin Dushi është një nga prozatorët e parë shqiptarë, i mbuluar me harresë nga regjimi komunist.

Ai lindi në Shkodër, në fshatin Shirokë, më 27 maj 1922. Do të mbaronte “Normalen” e Elbasanit dhe më pas do të merrte pjesë në Luftën e Dytë Botërore, kundër pushtuesve nazifashistë. Në vitin 1942-1943 arrestohet nga pushtuesit dhe dërgohet në kampin e Prishtinës. Ditët e përjetuara në kampin e Prishtinës, do t’i fiksonte në një ditar të cilin e botoi në vitin 1951. Ky ditar do të konsiderohet si romani i parë i pasluftës, por historishkrimi letrar nuk e cilësoi asnjëherë në studimet për letërsinë.

Në vitin 1949-1952, Kin Dushi niset për studime në Bashkimin Sovjetik për letërsi. Pas kthimit, ai nis të punojë si gazetar te “Zëri i Popullit” për zonën e Myzeqesë, ku u frymëzua për të shkruar romane të tjera.

Në vitin 1955 shkruan “Udha e Velanit” dhe në vitin 1961 “Kronikë e vendit tim”. Është i pari shkrimtar që fitoi çmimin e Republikës në Shqipëri, me romanin “Udha e Velanit”, në vitet 1955-1956. Bëhet dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Në vitin 1960 shkroi skenarin e dokumentarit të kinostudios “Shqipëria e Re”, “Vallëzimi i shqipeve” me regji të Endri Kekos. Dushi provoi të shkruante dhe dramaturgji. Në vitin 1962 shkroi komedinë “Banorët e shkallës nr. 6”, që u vu në skenën e Teatrit Popullor të asaj kohe një vit më vonë, nën regjinë e Mihal Luarasit. Kjo vepër është rivënë në skenë në vitin 2009, nën regjinë e Sonila Ulqinakut. Kjo komedi shihet nga kritika si një pasqyrë e hollësishme e shoqërisë shqiptare të atyre viteve.

Jeta e Kin Dushit do të ndryshojë përgjithmonë pas botimit të romanit “Një emër mes yjeve”.

Lexo edhe :  Shqipëria në Bienalen e 19-të të Arkitekturës, Gonxhja: Tregues i transformimit tonë

“Ai u duk përsëri rrugëve të qytetit. Sytë e kureshtarëve e ndiqnin si me habi, atë fytyrë disi të njohur, por që tani u dukej pak më e hequr, e pak më e zbehtë; ata sy të zinj e të bukur, por tani të futur disi thellë në zgavra e që kishin nisur ndoshta ta humbisnin bukurinë e gjallërinë e tyre të dikurshme. Vetëm trupi i kish mbetur gati ashtu, si edhe më parë, i gjatë dhe i drejtë…”. Ky është përshkrimi që Kin Dushi, i bën personazhit të tij kryesor në romanin “Një emër në mes yjeve”, një rikthim që i ngjason shkrimtarit rrugëve të Shkodrës, pas burgut. Duket sikur shkrimtari e ka parandier të ardhmen e tij. Romani u botua në vitin 1964 dhe u kritikua për “deheroizëm”, spontanitet e konceptim anarkik të Luftës Nacionalçlirimtare, në plenumin e 15-të të Komitetit Qendror të Partisë.

Kin Dushi do të arrestohej 3 vjet më vonë, më 3 tetor 1967, dhe do të dënohet me 8 vjet burg politik, si “armik i popullit”. Të gjitha shkrimet e tij deri në atë kohë u hoqën nga qarkullimi.

Në vitin 1975 ai del nga Burgu i Burrelit dhe do të punonte si punëtor ndërtimi në Ndërmarrjen 21 Dhjetori në Tiranë, derisa mbushi moshën e pensionit.

Nuk mundi ta përfundonte asnjëherë romanin e mbetur në dorëshkrim “Njeriu me proteza”. Më 6 prill të vitit 1994, Kin Dushi, pasi kishte humbur krejtësisht shikimin, u nda nga jeta.

Të fundit

Kalimi i ylberit apo oqeanit?

Ylli Pata Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku...

Fjalimi i parë para besimtarëve, Papa Leo XIV e nis me një thirrje kuptimplotë për kishën

Në fjalët e tij të para si papë, Leo XIV iu drejtua turmës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me fjalët “Paqja...

“Ata janë trembur prej nesh”, Shehaj në Paskuqan: Më 12 maj do e shihni kush jemi

Nga takimi elektoral në Paskuqan, Agron Shehaj i “Partisë Mundësia” është shprehur i bindur se në Parlamentin e ri të Republikës së Shqipërisë do...

“Është vetëm fillimi”, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij ka arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e...

Partia Demokratike si Interi. Zhytet prej vështirësive, por në fund fiton!

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në A2,  ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV