“Martin Iden”, ja përse duhet lexuar ky roman i shkruar nga Xhek London

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhek London mbase nuk është shkrimtari tipik i parapëlqyer nga unë, por, gjithsesi, ai i ka dhënë botës letrare një vepër universale si romani “Martin Iden”. Libri, që është botuar në fillimin e viteve 1900, ka pasur një jehonë të gjerë, aq sa është realizuar edhe si një film artistik me metrazh të gjatë. Kjo vepër është një gur kilometrik, i cili duhet lexuar nga kushdo që pretendon të ketë një formim letrar.

Martin Iden, personazhi kryesor i romanit është një njeri krejt i rëndomtë, me një arsim të përgjysmuar e fjalor të kufizuar, që e siguron jetën nëpërmjet punës së lodhshme në det. Ai bie në dashuri dhe fejohet me Ruthin, një vajzë të shtresës së pasur. Një lidhje e tillë nuk shihet me sy të mirë nga askush. I vënë përballë një presioni të tillë, Martin Iden, me një vullnet të jashtëzakonshëm, jo vetëm përmirëson performancën e tij të sjelljes dhe të të folurit, por zbulon se brenda vetes ka dhuntinë e një shkrimtari. Me qëllim që të ngjitet në pozicione më të larta shoqërore,  dhe të jetë i denjë pranë të fejuarës së tij, ai braktis punët e thjeshta dhe i përkushtohet krijimtarisë letrare. Një gjë e tillë e fut dhe në një kolaps ekonomik. Mbas disa vitesh të dëshpëruara përpjekjesh, në përballje me gjithfarë sfidash e situatash, Iden humbet dhe motivin e jetës së tij, dashurinë e Ruthit. Pas kësaj goditjeje vijnë ditë të mbara. Krijimtaria e tij merret përsipër nga shtëpitë më të njohura botuese. Ai bëhet një shkrimtar i famshëm, gjë që i solli dhe shumë pasuri. Por e gjithë kjo përpjekje titanike e tij u shndërrua në një flluskë sapuni. Martin Iden i zhgënjyer nga gjithçka i jep fund jetës së vet.

Lexo edhe :  Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Në artikujt e botuar nga media ndërkombëtare thuhet se jeta e protagonistit të romanit, në fakt, ka një ngjashmëri me atë të autorit, të cilit në fillimet e karrierës së tij i ishte dashur të luftonte fort për ta parë veten si shkrimtar.

Ky libër më ka mbetur në kujtesë, sepse e kam lexuar në një moshë kritike, jo më shumë se katërmbëdhjetë vjeç, dhe në njëfarë mënyre u bë një busull orientuese.  Për mua nuk merr rëndësi fundi i romanit, zhgënjimi dhe vetëvrasja e personazhit kryesor. Mesazhet që unë kam marrë ishin ato të ambicies dhe të vullnetit të jashtëzakonshëm të një njeriu, i cili nga asgjëja u ngjit në majat më të larta të shoqërisë. Ky besoj duhet të jetë një motiv për cilindo. Prandaj duhet lexuar “Martin Iden”.

Të fundit

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Brenda bunkerit për ‘ditën e fundit të botës’/ 15 gjërat që do t’ju mbajnë gjallë

Një çift nga Montana i është drejtuar “përgatitjes” në shkallë të plotë në përgjigje të tensioneve globale në rritje, thonë ata – duke grumbulluar...

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur...

Lindjet/ 1 mijë bebe më pak, qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV