Mes Ramës, Bashës dhe Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zenel Çeliku

Politika shqiptare shpesh del nga shinat e një politike konstruktive dhe evropiane. Në skenën politike ekzistojnë rreth 130 parti, por politikën kryesisht e bëjnë PS, PD, LSI dhe disa partnerë të vegjël të tyre. Për çdo lëvizje politike ndërmjet këtyre partive anatemohen liderët e tyre, si Basha, Rama dhe Meta si president dhe si lider në hije i LSI-së. Shpesh krerët e këtyre partive politike konfliktohen me pak shkak ose edhe pa shkak, dhe kjo ndodh vetëm e vetëm për interesa partiakë për pushtet. Ata shajnë, ofendojnë, shpifin dhe akuzojnë njëri-tjetrin vetëm e vetëm për pushtet. Por hera-herës i shikon edhe në dashuri “të heshtur”.

Këto skena të shpifura bëhen e ribëhen shpesh me qëllimin për të fituar sa më shumë kredo politike, duke prodhuar deklarata kërcënuese, kulisa dhe shfaqje destruktive??? Këto shfaqje bëhen sepse politika të jep pushtet, ndërsa pushteti të bën të pasur, sepse pushteti është biznesi më i mirë në këtë vend të varfër. Por ndodh një fenomen shumë negativ, kur ka komente që Rama & Basha & Meta kanë pasur mirëkuptime midis tyre, menjëherë dhe ashpër fillojnë reagime shumë të forta, veçanërisht ndaj Bashës. E, për fat të keq kjo ndodh nga krahu politik i tij. Përse? Ndërkombëtarët kohë pas kohe kanë investuar shumë dhe kanë kërkuar e kërkojnë që politika (PD & PS & LSI) në Shqipëri të bëjë veprime dhe politikë konstruktive, transparente, në mbështetje të reformave në tërësi, veçanërisht të mbështesin reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

Së fundmi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, konkretisht tha: “Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur, që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për ta çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE.”

Në të njëjtën linjë është edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila theksoi se: SHBA-ja do që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i yni dhe pjesë të familjes evropiane. Ne nuk duam marrëveshje të fshehta për reformën në drejtësi për të cilën ne kemi investuar. Shqipëria nuk mund ta arrijë këtë, pa reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi. Këto nuk janë gjëra për të cilat mund të bëhet pazar, por këto janë domosdoshmëri për shqiptarët. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra, përfundon Kim. Ndërkombëtarët kërkojnë politikë pa prapaskena dhe larg radikalizmave të frikshme, të cilat shpesh hedhin deklarata për mosbindje civile, që do të thotë të kthehemi në një 1997 & 1998 & 2011 të dyta.

Lexo edhe :  Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

Ditët e fundit po shikojmë një acarim, konflikt të madh midis mazhorancës dhe opozitës së bashkuar dhe kjo ka ndodhur për shembjen e Teatrit Kombëtar (TK). Skenat që kanë ndodhur para pak ditësh, ku opozita dhe artistët protestuan fuqishëm kundër shembjes së TK-së, të kujtojnë ngjarjet tragjike që kanë ndodhur më 1997, më 1998 dhe 2011. Ideja për shembjen e TK-së ka më shumë se dy vite që diskutohet e kundërshtohet fort nga opozita.

Me këtë rast opozita është e revoltuar shumë, por natyrshëm lind pyetja: Vërtet për  opozitën TK është kauza e saj? A thua çështja e TK-së po e shqetëson mbarë popullin, njerëzit të cilët janë ndarë në dy grupe? Cilat janë problemet madhore sot për shqiptarët, të cilët tashmë pas COVID-19 kanë problem edhe bukën e gojës??? A ka mundësi që opozita e bashkuar si kauzë të saj të ngrejë mbarë opinionin, duke organizuar protësta të fuqishme për korrupsionin më të madh në Evropë që është në çdo qelizë të kësaj qeverie? A ka shqetësim më të madh për shqiptarët kur droga dhe krimi i organizuar është bërë shqetësim dhe pasiguri për familjet tona???

Opozita e bashkuar këto shqetësime duhet të ngrejë si kauza të saj, sepse janë probleme jetike që do të thotë, të jetosh apo të mos jetosh”. Pikërisht duke u nisur nga këto probleme, shqiptarët mundet të ngrihen në protesta masive për t’i shkulur dhëmbët kësaj mazhorance e, me siguri, mbështetja e publikut do të jetë shumë e madhe. Ne optikën time si gazetar me përvojë çerekshekullore, duhet të ndryshojnë shumë gjëra, kryesisht brenda PD-së, sepse LSI-ja është një parti e cila lojën e pingpongut e njeh mirë. Opozita duhet t’i bëj apel vetes që të ngrejë kauza sensitive për shoqërinë, dhe jo artificiale. Vetëm kështu opozita e bashkuar mundet të realizojë mbështetje popullore, por gjithnjë larg rebelimit, që do të thotë se kështu mundet të realizohen planet e saj.

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV