Muharrem Caka: LSI-ja e hapur për sistemin, por duhet garanci për votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si po shkojnë negociatat për reformën zgjedhore, ku pajtohen dhe ku ndahen palët deri tani? Si mund të zgjidhet ngërçi i krijuar pas shembjes së teatrit dhe opozita të rikthehet në tryezë?

Siç jeni në dijeni, në janar u mblodh këshilli politik, me përfaqësues të mazhorancës, të opozitës së bashkuar dhe të opozitës parlamentare, të cilët kanë përcaktuar një agjendë me 9-10 pika mbi të cilën do të vijonin punën ekspertët. Nga këto 9 pika opozita e bashkuar ka paraqitur propozime për 90% të tyre, nuk kemi shprehur akoma opinion për riformatimin e KQZ-së. Por, kemi bërë propozimet tona konkrete për shumicën e çështjeve, bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, si roli i policisë në zgjedhje, financimi i partive politike, kuotat gjinore, administrimi i procesit zgjedhor, etj. Ne jemi munduar t’i adresojmë njëqind për qind këto rekomandime. Për disa çështje ka zhvillime më të medha, ndërsa për disa nuk kemi feedback akoma nga mazhoranca. Nga gjitha pikat e dakordësuara si agjendë nga ana e ekspertëve, nuk është dakordësuar asnjë pikë përfundimisht. Nga bisedimet jemi më afër dakordësimit vetëm për periudhën zgjedhore, por janë 8-9 propozime nga opozita e bashkuar dhe s’kemi marrë akoma përgjigje nga mazhoranca.

Ambasada amerikane i ka sugjeruar këtij komisioni ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke pasur si model sistemin danez që parashikon lista të hapura kandidatësh dhe një ulje pragu, duke favorizuar partitë e vogla. Sa e gatshme është LSI-ja ta pranojë një sistem të tillë?

Ky sugjerim nga ambasada amerikane nuk u ka ardhur ekspertëve, por jemi vënë në dijeni të faktit, u njohëm me këtë e-mail në mbledhjen e fundit, por nuk ka asnjë diskutim të mëtejshëm mbi të. Ajo çfarë ka shprehur LSI-ja, dhe është konsekuente, është fakti që jemi të hapur për çfarëdolloj sistemi, me apo pa lista të hapura, për aq kohë sa ai sistem do të mund të garantojë që vota të jetë e patjetërsueshme dhe do të minimizojë në maksimum tjetërsimin e votës apo mundësinë e administratës publike që të ndikojë mbi vullnetin e votuesve. Për ne, më e rëndësishme është që të sigurohet paprekshmëria e votave.

Lexo edhe :  Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Ju si e konsideroni këtë sistem? A krijon besueshmëri për zgjedhje me standarde?

Sistemi danez është një sistem mikst, proporcional rajonal i korrektuar me proporcional kombëtar, por duhet të theksojmë që ka disa kushte për të përfituar partitë e vogla. Që të përfitosh si subjekt, do të duhet të përfitosh një 2 % në rang kombëtar. Por, e theksoj, nuk është sistemi problemi, ne jemi dakord me çdo sistem që mund të garantojë zgjedhjet e lira.

Sa e mundur është arritja e një kompromisi politik deri në fund të majit, siç është parashikuar? A do të këmbëngulet nga opozita te “qeveria kujdestare” si garantuese e zgjedhjeve të lira?

Nëse ka vullnet politik, e shoh të mundshme brenda afatit një marrëveshje. Të gjitha çështjet janë të shtruara për diskutim, kërkojmë një vullnet objektiv nga ana e mazhorancës. Teknikisht e shikojmë të mundur, por ajo që duhet është një garanci maksimale që do të bëhen zgjedhje të lira. Qeveria kujdestare, e paanshme, garanton një proces të lirë. Në zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2017, sepse votimet e vitit 2019 ishin të njëanshme, qartazi u pa se si u transformua vullneti i votuesve dhe akoma nuk kemi një ndëshkim të krimit zgjedhor. Dy kushtet e Bundenstagut janë për zgjedhje gjithpërfshirëse dhe ndëshkimin e krimit zgjedhor. Në gjykimin tonë, qeveria kujdestare, bashkë me të gjitha garancitë e nevojshme që duhet t’u japin votuesve, do të siguronte një proces të pandikuar./Fjala.al

Të fundit

Trump: Ukraina dhe Rusia si dy fëmijë që luftojnë në një park

Gjatë takimit me kancelarin gjerman, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë krahasime për luftës Rusi-Ukrainë. Ai e krahasoi luftën...

Elon Musk plas “bombën”: Trump është i përfshirë në dosjen që nuk e hap kurrë

Elon Musk po hakmerret ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas përplasjes së tyre për ligjin e taksave. Miliarderi ka vendosur ta...

Pse Trump nuk flet më me Elon Musk? Presidenti amerikan flet publikisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin ndaj kritikave të Elon Musk, për projektligjin e tij kryesor të buxhetit. “Unë dhe Elon kishim një...

Admirali i SHBA: Vuçiç është bandit, do të pushtojë Kosovën

Amerika po njeh fytyrën e vërtetë të Serbisë dhe presidentit të saj. Në një seancë dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, u përmend...

“Saliu e nxiu Shqipërinë në Bruksel si agjent serb”

Sali Berisha nxiu Shqipërinë në Bruksel më keq edhe se çfarë bëjnë serbët ndaj shqiptarëve. Ai erdhi në pushtet prej tyre dhe po ikën...

Lajme të tjera

Web TV