Pedagogia analizon komunikimin e kryeministrit: Ky është skenari që ndjek, i kuruar në detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jonila Godole, studiuese e shkencave të komunikimit dhe pedagoge pranë Departamentit të Gazetarisë në Tiranë, ka analizuar sjelljen dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News 24, i zhvilluar të enjten.

“Një kryeministër dhe një shfaqje që NUK komunikon asgjë”, kështu e nis Godole shkrimin ku Ramën e konsideron aktor qëndror dhe, njëherazi, regjisor të shfaqjes.

“Që prej 17 majit më shumë se kurrë kjo qeveri është akuzuar për tendenca autoritariste dhe kryeministri si diktator. Por, mbrëmë (të enjten), në një emision televiziv për gati 3 orë, kreu i qeverisë u duk sikur i mori të gjitha këto akuza dhe i ktheu simbolikisht në favor te tij duke u shndërruar në aktorin qendror dhe, njëherazi, regjisorin e shfaqjes”, shkruan pedagogia.

Sipas Godoles, Rama ndjek një skenar të kuruar deri në detaje dhe jo më kot e quajti veten “të pandehur”, pasi në këtë mënyrë te publiku paraqitet si “viktimë” dhe jo si “dikator” (siç e quajnë kundërshtarët politikë). Kjo sjellje, sipas studiueses, ka për qëllim që publiku të solidarizohet me kryeministrin.

“Duke ndjekur një skenar të kuruar deri në detaje, kryeministri e quajti veten „të pandehur“ (siç njoftonte edhe përmes Facebook-ut ndjekësit e tij ta ndiqnin si „I pandehur“ te Real Story), ndërsa gazetarëve në skenë iu drejtua si „gjykatësa“ dhe „prokurorë“. Përmes këtij inskenimi, publiku supozohej ta shihte kryeministrin si një “viktimë” dhe jo si një “diktator”, dhe të solidarizohej me të. Shtrembërimi i qëllimshëm i analogjisë me gjyqet politike të diktaturës ishte sa cinik, aq edhe dashakeq, të mendosh që nuk është dënuar asnjë përgjegjës nga ajo periudhë. Në sallën e re të TOB, kryeministri u viktimizua edhe si personaliteti i pakuptuar nga bashkëkohësit, i destinuar të goditet dhe kritikohet, por që historia do t’i jepte dikur të drejtë”, shkruan ajo.

Lexo edhe :  “Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Por Jonila Godole kritikon formën e komunikimit të kreut të qeverisë që, sipas saj, nuk i jep më prioritet fakteve, por informacioneve të seleksionuara.

“Nga ana tjetër, çka ra mbrëmë në sy dhe është shenjuese për formën e komunikimit të ekzekutivit aktual: 1) kryeministri NUK komunikon më. Ai përsërit një narrativë të kopsitur me dy variante: njërin për shqiptarët brenda dhe tjetrin për të huajt jashtë vendit. 2) në debatet publike politike nuk janë FAKTET ato që kanë prioritet, por informacionet e seleksionuara që i ofrohen publikut si korniza fikse të të menduarit. Në aspektin e komunikimit politik këto quhen „frame“ dhe aktivizohen në tru përmes gjuhës, dhe janë ato që i japin kuptim fakteve, pra sistemojnë dhe seleksionojnë çdo informacion që marrim. Pra, sado dokumente dhe fakte të ofronin gazetarët mbrëmë mbi paligjshmërinë e shembjes së TK, kryeministri nuk do t‘u përgjigjej, por do të vazhdonte të përforconte 2 narrativat e tij kryesore: AI është SHTETI; dhe shteti i tij është i drejtë dhe i ligjshëm. Kush i beson kësaj narrative të tij, e ka të vështirë t‘u besojë fakteve edhe kur ato mund t’i ketë përpara syve”, shkruan Godole.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV