Video/Tentuan t’i rrëmbenin vajzën, flet djali që e shpëtoi, e ndoqa derisa…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e kaluar.

Një fëmijë, vajzë e mitur, është tentuar të rrëmbehet teksa ishte pranë nënës e saj.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës që kanë arritur ta shpëtojnë.

Një i ri i asaj zone, Xhoniel Qelemeni, tregon se si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e rrëmbyesit.

Djali thekson se e vetmja mënyrë që mund ta shpëtonte ishte ta ndiqte me vrap autorin deri sa ka marrë vajzën dhe se ajo ishte e trembur.

Dëshmia e plotë

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën.
I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente ka ndaluar policia. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, shkruan BW.

 

 

b.gj/fjala.al