Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zhbllokohet reforma zgjedhore/ Ku ndahen e ku bashkohen aktorët politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mesazhit të ambasadores amerikane, Yuri Kim, është zhbllokuar reforma zgjedhore, por tabani për një marrëveshje politike është akoma i brishtë. A do të pranohet ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe listat e hapura të kandidatëve nga partitë politike? A do të tërhiqet mazhoranca për “qeverinë kujdestare” e vendosur si kushti kryesor i opozitës?

Flasin për gazetën “Fjala” përfaqësuesit e tri partive kryesore: deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, dhe ekspertët ligjorë për reformën zgjedhore, Ivi Kaso i PD-së dhe Muharrem Caka i LSI-së.

Nga Blerina Gjoka

Një pakt i ri po “gatuhet” në skenën politike shqiptare të mbingopur me kriza. Ky pakt do të sjellë reformën e re zgjedhore që u paraprin zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen vitin që vjen. Kur u duk se shembja e Teatrit Kombëtar do ta bllokonte tryezën politike të ngritur që në janar, me kërkesë të ndërkombëtarëve, palët ulën “armët” dhe pranuan se reforma zgjedhore do të shihet veçmas konfliktit për teatrin.

PD-ja pati deklaruar se pas këtij veprimi ishte minuar besimi nga ana e qeverisë për ecurinë e reformës, por sot (dje) kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, deklaroi rikthimin në tryezë. Ai tha se tha se shembja e teatrit ishte lojë e Ramës për të realizuar një reformë të njëanshme, por, sipas tij, “opozita e bashkuar është e vendosur që t’u japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit”.

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti rikthimin e opozitës, duke thënë se “koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”.

Kthesa që mori opozita u parapri me disa takime kokë më kokë të ambasadores amerikane Yuri Kim me Bashën e Ramën dhe një deklarate të saj dje, ku ajo i bënte thirrje politikës që të mos humbte kohë me reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi.

Por a do të jetë kaq i lehtë konsensusi përfundimtar sa deklaratat optimiste të dy liderëve që kanë në historinë e tyre një pakt politik të para 3 viteve, për të cilin, të paktën njëri prej tyre, është penduar keq?

Duke parë propozimet e opozitës që qëndrojnë mbi tryezë prej kohësh dhe sugjerimin e fundit që vjen nga ambasadorja e SHBA-së, për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për të hapur listat e kandidatëve për deputetë, duket se negociatat do të jenë të lodhshme dhe lëshimet do të jenë të dhimbshme për të dyja palët. Listat e hapura dhe një sistem i ri zgjedhor i ka kapur të papërgatitur partitë e mëdha që janë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore. Në atë tryezë vetëm një aktor po lufton fort për këtë gjë. Bëhet fjalë për opozitën parlamentare, një grupim i krijuar pas largimit të PD-së dhe LSI-së nga Kuvendi, e përfaqësuar nga deputetja Rudina Hajdari. Hajdari kërkon me ngulm sistem të ri dhe lista të hapura, duke shpresuar se kjo do të jepte frymëmarrje për partitë e vogla që garojnë në zgjedhje dhe që sistemi aktual nuk i privilegjon aspak. PS, PD dhe LSI janë skeptike ndaj këtij propozimi, i cili nuk është pjesë e agjendës së diskutimit deri më tani, por publikisht shprehen se janë të hapur edhe për një sistem të ri zgjedhor, për sa kohë kjo do të mund t’i shërbejë garancisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithsesi, për opozitën e bashkuar, PD dhe LSI, më e rëndësishme se sistemi dhe çdo ndryshim tjetër ligjor, është pranimi i një “qeverie kujdestare” që do të funksionojë vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve, si garanci për një proces të drejtë e të pavarur. Kjo është vija e kufirit ku ndahen dy palët kryesore në këtë tryezë.

Lexo edhe :  Emigrantët në Gjadër, debate në Europë, heshtje në Shqipëri

Nga ana tjetër, mazhoranca po synon ta kanalizojë gjithë debatin dhe negociatat vetëm në draftin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, ku nuk nuk shprehet në mënyrë eksplicite nevoja për ndryshim të qeverisë në prag të zgjedhjeve. Por sa i gatshëm do të jetë Rama të lëshojë në ditët në vijim, kjo mbetet për t’u parë, në një kohë kur interesi ndërkombëtar është i lartë dhe reforma është pasaporta për Shqipërinë në çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Për të kuptuar se ku ndahen e ku bashkohen palët politike për reformën zgjedhore dhe sa e mundur është një marrëveshje brenda muajit maj, siç ishte parashikuar, gazeta “Fjala” bisedoi me deputeten e PS-së, Blerina Gjylameti, dhe ekspertët ligjorë për reformën zgjedhore, Ivi Kaso i PD-së dhe Muharrem Caka i LSI-së.

Të fundit

Disa mënyra për të shmangur varësinë nga telefoni; mos i neglizhoni sinjalet!

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë...

Prit të përqafoj pak, të duket sikur zihemi/ Videoja e Dash Sulës bëhet virale në rrjet

Deputetët e PD-së janë në hall të madh, pasi nuk e kanë të sigurtë emrin në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Fati i tyre është...

Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Në datë 24 tetor ora 12:00 seanca paraprake për Berishën Seanca paraprake me gjyqtare Flojera Davidhi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë...

Rekordi me kombëtaret, Lionel Messi barazon Cristiano Ronaldo-n

Triumfi 6-0 i Argjentinës ndaj Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut ishte një ndeshje rekordi për Lionel Messi-n. Ylli i...

Ëndërroni gjëra të bukura! Përse është më mirë të flini në krahun e majtë?

A keni menduar ndonjëherë që ana e trupit në të cilën flini ka ndikim të caktuar në shëndetin tuaj? Pikërisht është kështu. Nëse mund t’u...

Lajme të tjera

Web TV