“Në muajin e 8-të të shtatzënisë e ëma mendoi ta abortonte”, 10 fakte që nuk i keni lexuar kurrë për Adolf Hitler

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ëma mendoi ta abortonte foshnjën që kishte në bark kur ishte në muajin e tetë por ndërroi mendje dhe pas një muaji lindi Adolf Hitlerin. Hitleri ishte fëmijë i jashtëligjshëm. Për 39 vjet Adolf mbajti mbiemrin Schicklgruber dhe më pas Hitler.

Kur ishte fëmijë donte të bëhej prift. U verbua kur ishte ushtar në luftën e parë botërore por iu kthye shikimi falë impenjimit të mjekëve. Dhe përpara se të vetëvritej helmoi qenin ujk. Për diktatorin Adolf Hitler janë shkruar mijëra libra dhe janë bërë po aq dokumentarë. Megjithatë jeta e tij ka qenë përherë një tërheqje pa fund detajesh për studiues të rinj.

Gazeta “Fjala” po sjell sot për lexuesin e saj 10 fakte të shoqëruara me foto të rralla dhe të dhëna që besohet se nuk diheshin më parë. Janë grumbulluar nga disa studime të fundit biografike të jetës së Hitlerit, aventurierit të fundit të traditës së Aleksandrit të Madh, Cezarit dhe Napoleonit. Lexojini dhe analizojini!

1.Në muajin e tetë të shtatzënisë, nëna e Hitlerit, Klara Pȍlzl, vendosi ta abortonte foshnjen Adolf që kishte në bark. Shkoi në një klinikë gjinekologjike, u regjistrua dhe u shtrua atje, por pas disa orësh ndërroi mendje dhe u largua prej andej. Pas një muaji lindi Adolf Hitlerin.

2.Adolf Hitler ishte djali i tretë nga martesa e tretë e Alois Schicklgruber dhe Klara Polzl, një nëpuënsi dogane në Austri dhe kishte lindur si fëmijë i jashtëligjshëm.

3.Adolf Hitleri gjatë 39 viteve të para të jetës së vet mbajti mbiemrin e  nënës Schicklgruber. Hitler nuk kishte për tu bërë kurrë zot I Gjermanisë me mbiemrin Schickgruber që ka një tingëllim komik në Gjermaninë e jugut.

Lexo edhe :  Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

4.Kur ishte fëmijë Adolf Hitler ëndërronte të bëhej prift.

5.Profesori i Adolf Hitlerit, Eduard Humer ka bërë karakteristikën e nxënësit të vet: Hitleri ishte i talentuar por ai nuk zotëronte dot veten, ishte kontradiktor, despot, kokëfortë, i zymtë dhe i paaftë për t’iu nënshtruar disiplinës shkollore.

6.Një nga shkaqet e thella të antisemitizmit të Hitlerit mendohet se mund të ketë qenë tortura e zilisë seksuale. Deri në moshën 20 vjeç ai nuk kishte asnjë njohje me ndonjë vajzë e jo më një lidhje.

7.Adolf Hitleri u verbua nga përdorimi i gazit kimik kur ishte ushtar në Luftës së Parë Botërtore por kjo verbëri iu kthye pas mjekimit në spitalin e luftës. Ushtari Adolf Hitler u plagos dy herë në këtë luftë por të dy hyrët shpëtoi paq.

8.Adolf Hitleri e shpalli “Reich” e tretë më 30 janar 1933 dhe deklaroi se kjo mbretëri do jetonte 1 mijë vjet. Në fakt kjo mbretëri arriti të jetojë vetëm 12 vjet e katër muaj.

9.Libri i Adolf Hitlet “Mein Kampf” (Lufta ime) u shit në vitin 1940 në të gjithë Gjermaninë mbi 6 milionë kopje.

10.Përpara se të vetëvritej, Hitleri urdhëroi të helmonin qenin e tij ujk të prefruar Blondin. Vetëm pasi u sigurua që ai ngordhi Hitleri vrau veten./b.b/fjala.al

Të fundit

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik. “Në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Lajme të tjera

Web TV