Shumë ndeshje në futbollin europian që u zhvilluan me tifozë, duket se kanë shtuar në muajin Mars rrezikun e përhapjes së pandemisë, dhe të dhënat e konfirmuara këtë fundjacvë, tregojnë se Liverpool-Atletico Madrid është një prej tyre. Përplasja e Reds në Ligën e kampioneve kundër Atletico Madrid ‘çoi në 41 vdekje shtesë’ në analizën e të dhënave nga NHS.
Qeveria britanike dështoi të ndalojë tifozët në grumbullimin masiv që u kthye në vatër pandemie, ndërsa “festivali” i Cheltenham ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me 37 vdekje nga coronavirus.
Skuadra e Jurgen Klopp priti rivalët e tyre spanjoll në Anfield më 11 mars para 52.000 tifozëve. Në impiantin mitik Anfield Road, ishin mes tyre. 3.000 tifozë të Atletico Madrid. Ndeshja ishte ndeshja e fundit e madhe që është lejuar të luhet në Angli para se të miratoheshin kufizimet e bllokimit. (fjala.al). Më pas ligat u pezulluan përkohësisht për shkak të shkallës së lartë të vdekjeve nga pandemia e coronavirus.
Një raport në Sunday Times shpjegon se si Edge Health, një grup që analizon të dhënat e NHS përmes modelimit të grafikëve të të prekurve e viktimave, beson se ndeshja në Anfield Road çoi në 41 vdekje shtesë, në një hark kohor 25 deri 35 ditë më vonë.
Më parë Imperial College London dhe Universiteti i Oksfordit kanë vlerësuar se Spanja kishte rreth 640,000 raste të koronaviruseve pozitive në atë kohë kur ndeshja u luajt ndërsa më atë fazë ishin 100,000 të prekur në Britani. Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Madridit Jose Luis Martinez-Almedia pranoi se ishte një ‘gabim i madh’ që loja u lejua me tifozë.(fjala.al).