Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Kavajës. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e quajtur ish- fabrika e letrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur i riu me inicialetM.Xh., i cili u dërgua në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysmë ndjekje dhe kërkimesh është bërë shoqërimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./b.b/fjala.al/