Schalke në krizë të thellë, disfatë me Augsburg

Për ekipin nga Gelsenkirchen, ky është një tjetër stacion negativ, pas disfatës së thellë ndaj Borussia Dortmund në derbi

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë që shumica e futbollit global është në “pit stop” për shkak të pandemisë, Bundesliga vazhdon të dhruojë spektakël në fushë, edhe pse tifozët duhet ta ndjekin përmes ekranit. Augsburgu ka triumfuar këtë fundjavë në transfertën ndaj Schalkes me rezultatin 3:0, në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesligës gjermane. Eduard Loewen (6’), Noah-Joel Sarenren-Bazee (76’) dhe Sergio Cordova (90’) realizuan golat për Augsburgun. Kjo skuadër pas 27 ndeshjeve zë vendin e 12-të me 30 pikë, ndërsa Schalke mban vendin e tetë me 37 pikë.

Për ekipin nga Gelsenkirchen, ky është një tjetër stacion negativ, pas disfatës së thellë ndaj Borussia Dortmund në derbin e Ruhrit, pasi humbja në shtëpi e zhyt edhe më keq në krizë. Schalke largohet kështu nga Europa, e nëse renditja formatohet me Blutë jashtë saj, ekipi që ka humbur miliona Euro nga kriza dhe mungesa e ndeshjeve, do të vuajë një tjetër faturë “të kuqe” nga mungesa e parave të UEFA-s.

 

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Lajme të tjera

Web TV