Si ja del Kate Middleton të jetë gjithnjë kaq e rregullt? Korseja nën fustan duket se është sekreti

Dukesha Kate Middleton ka gjithnjë një pamje perfekte, një elegancë maksimale në cdo dalje publike dhe kjo falë një sekreti: Një korseje trupore, për të qënë më e rregullt dhe jo me synimin për tu dukur më elegante.

Sipas ekspertes së veshjes mbretërore, Myka Meier, Dukesha e Kembrixh, 38 vjece, përdor strece korse, të gjata deri në gjoks, për të qënë e rregullt dhe elegante, duke mos lejuar as rrudhosjen e fustaneve e këmishave. “Ky është stili mbretëror për cdo rast, event, sado i rëndësishëm apo i parëndësishëm qoftë ai, në dimër apo verë” thotë Myka.

Kjo, sipas saj, është një veshje e detyrueshme për një zyrtare apo anëtare të familjes mbretërore. Duhet të jetë gjithnjë në ngjyrë bezhe, që të jetë e pranueshme për cdo veshje.

Pastaj, për një anëtar të familjes mbretërore do të ishte e pafalshme dhe e patolerueshme, që të brendshmet të duken poshte veshjes, ndaj një korse e tillë ndihmon në cdo rast. Kjo u bë e detyrueshme edhe për dukeshën Meghan Markle, kur jetonte në Angli.

Po ashtu edhe mbretëresha, deri pak vite më parë, e ka përdorur korsenë e gjatë në cdo dalje publike, për të ruajtur pamjen e kujdesur.

Burimi: https://www.thesun.co.uk/fabulous/11496704/kate-middleton-sewn-bras-knicker-lines-wardrobe-trick/   Përshtati/Fjala/ k.b