Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkon që kufiri me Shqipërinë të hapet brenda kësaj jave. Në një intervistë për Rtv Ora, Kurti tha se vendimi do të bazohet të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës
“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, u shpreh Kurti.