Burri u vetëvar me çarçaf në burgun e Fierit, bashkëshortja tregon bisedat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bilbil Zekaj 51-vjeç nga fshati Kute i Mallakastrës u vetëvar ditën e djeshme me çarçaf në paraburgimin e Fierit sipas policisë.

Babai i dy fëmijëve i arrestuar për disa bimë kanabis dhe 1.3 kg hashash në shtator 2019 u dërgua me shenja jete në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Por familjarët nuk e besojnë versionin e policisë se 51-vjeçari u vetëvar duke kërkuar prova. Gruaja Hajdine Zekaj tregon bisedën e fundit me burrin dhe kërkon që ngjarja të hetohet për të zbuluar sipas saj të vërtetën, pasi nuk beson se 51-vjeçari është vetëvarur.

Çfarë dinin lidhur me ngjarjen?

Çfarë të them unë, unë s’pata asnjë pikë dyshimi, foli në telefon, siç fliste për ditë. Kërkoi vetëm fishat e insulinave dhe i thashë që do ja jap, në orën 16:00 do ta merrja në telefon.

Të dha ndonjë shenjë?

Jo, asnjë lloj veprimi. E prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. S’kishte asnjë ditë që të mos fliste, flisnim 2-3 herë në ditë.

Kishte ndonjë brengë?

Deri në atë moment nuk thoshte gjë, vetëm më thoshte që ‘mos u mërzit se do vij unë, do t’i bëjmë punët bashkë, vetëm mbaj afër fëmijët’.

Ju tani jeni e vetme me tre fëmijë, çfarë kërkoni?

Dua të drejtën e tij, dua pronat.

Si e morët vesh lajmin?

Nga televizori, e kishin marrë njerëzit e mi që më thanë, se unë nuk i kisha parë lajmet, do ikja në punë.

Si ishte gjendja e tij?

Nuk më kishte thënë gjë. I çoja ushqime, i hidhja lekë. Tani në kohën e pandemisë nuk shkonim fare.

Ju thoni se është vetëvrasje?

Nuk e di, nuk më linte pikë dyshimi, edhe kur e takoja më thoshte ‘prit se do vij, asnjëherë s’më thoshte gjë’./fjala.al

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV