Miniera më e thellë e arit në botë është mbyllur, pasi 164 minatorë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Miniera ‘Mponeng’ në Afrikën e Jugut që prej muajit të kaluar funksiononte me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngritën shqetësimin mbi sigurinë e tyre.
Sipas BBC, të gjithë minatorët e infektuar me Covid-19 janë futur në izolim.
Në Afrikën e Jugut numërohen 21,343 persona të infektuar dhe 407 viktima./Fjala.al