Eksperti danez: Ja pse sistemi ynë zgjedhor mund t’i shërbejë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka përdor të njëjtin sistem zgjedhor që prej vitit 1920. Studiuesi Jorgen Erlklit në intervistën për ‘Ilva Now’, në Euronews, tha se, ky sistem mund të jetë shumë i përshtatshëm për Shqipërinë. Ky sistem nuk lejon që partitë të grupohen në koalicione parazgjedhore, por vetëm pas zgjedhjeve. Ai u shpreh se, sistemi lejon edhe individë që të garojnë në zgjedhje, pa qenë nevoja të kenë një parti nga pas. Studiuesi, si problem kryesor të sistemit aktual në Shqipëri shikon politizimin e institucioneve zgjedhore. Ai nënvizon se në Danimarkë i gjithë procesi, administrohet nga persona jo partiakë.

A do të thonit gjithashtu që ky sistem ndihmon partitë e vogla?

Patjetër që po, madje shumë. E di që në Shqipëri një parti për t’u përfaqësuar në Parlament duhet  të konkurrojë në të gjitha rajonet dhe kjo gjë nuk është e nevojshme në Danimarkë. Mund të kandidosh vetën në një rajon, në të cilin ke mbështetjen e elektoratit aty. Ne madje lejojmë edhe personat të konkurrojnë individualisht, të marrin pjesë në zgjedhje por ndodh rrallëherë të përzgjidhen. Pra është një sistem mjaft i hapur dhe gjithëpërfshirës, për të gjitha partitë. Por ka edhe një ndryshim tjetër në raport me Shqipërinë, ne nuk lejojmë që koalicionet të konkurrojnë së bashku, vetëm pas zgjedhjeve partitë mund të formojnë koalicione dhe qeverinë nëse ata duan. Por ata nuk e kanë të domosdoshme të krijojnë koalicione sepse mund të përfaqësohen vetëm dhe mendoj se ky është një ndryshim tejet thelbësor.

A është e mundur që një qeveri minorance të funksionojë në një situatë politike tejet të polarizuar? Nuk e di nëse jeni në dijeni, të situatës politike në Shqipëri, e cila zakonisht është e polarizuar në një nivel tejet të lartë. A mendoni se një qeveri minorance mund të funksionojë në një ambient të tillë?

Po nëse të gjitha partitë bien dakord se është zgjedhur në një mënyrë tejet të drejtë. Dhe nëse mund të zgjedhin të krijojnë koalicione, ndonjëherë edhe dy partitë kryesore do të duhet të punojnë së bashku, të formojnë maxhorancën dhe të miratojnë ndryshimet ligjore. Dhe kjo gjë në mendimin tim do të ishte jashtëzakonisht pozitive, që edhe partitë kryesore të punojnë së bashku sepse ashtu duhet. Dhe siç e dini vendet me sisteme proporcionale si Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka  ke një klimë politike të qëndrueshme dhe kanë sisteme  të drejta. Pra ka diçka e cila duhet ti shtyjë vendet drejt sistemit proporcional, të cilat mund të ndikojnë në krijimin e qeverive minorance, mund të ndihmojnë në krijimin e një klime politike më të qëndrueshme.

A keni lexuar për sistemin elektoral aktual në Shqipëri? Cilat mendoni se janë avantazhet dhe disavantazhet e tij?

Mendoj se problem kryesor është se institucionet zgjedhore janë të politizuar, mënyra sesi krijohen komisionet zgjedhore në nivele të ndryshme. Personat që janë të zgjedhur në komisionet zgjedhore janë të zgjedhur nga partitë politike, dhe kjo i bën të anshëm. Dhe nëse do të ketë problem e komplikon situatën. Në Danimarkë, administrata zgjedhore është apolitike dhe ne besojnë çdo gjë që ata thonë. Ne nuk e vëmë në dyshim, cilësinë e zgjedhjeve. Danimarka është vlerësuar si një nga vendet me administratën më solide dhe të kualifikuar në botë. Shumë studime e tregojnë një gjë të tillë,  kjo gjë vjen nga fakti se ata janë komplet neutral. Mendoj se partitë nuk duhen lejuar të përcaktojnë anëtarët në komisionet zgjedhore, sepse mesa jam në dijeni ka ndikuar në disa nga situatat e diskutueshme në Shqipëri.

Mund të na tregoni për avantazhet e listës së hapur? Përse është e rëndësishme për votuesit që të kenë listë të hapur nga partitë politike?

Një listë e hapur, siç e dini, nënkupton që votuesit mund të votojnë për një person në listë dhe ata e dinë se nëse preferojnë për shembull kandidatin me nr. 10 në listë, dhe nëse një numër i mjaftueshëm personash e votojnë atë, ai do të zgjidhet në Parlament. Pra, votuesit ndiejnë që janë të përfaqësuar në mënyrë më të drejtpërdrejtë, sepse ata kanë votuar për personin dhe ndiejnë që kanë një përfaqësues të caktuar nga vetë ata në Parlament dhe prandaj, bëhet më e rëndësishme për votuesit ajo që ai person bën në Parlament dhe ata ndihen më të përfshirë në jetën politike, sepse e dinë që personi që votuan është përfaqësuesi i tyre në Parlament. Pra, ka shumë avantazhe që votuesit të zgjedhin kush shkon në Parlament, dhe jo vetëm udhëheqësit politikë.

Lexo edhe :  Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

A krijon ky sistem me lista të hapura garë midis anëtarëve të një partie politike? Le të themi mes liderit dhe fraksioneve të mundshme?

Po. Kjo ndodh.

Si e zgjidhni ju këtë në Danimarkë?

Zgjidhet automatikisht sepse në fund të fushatës zgjedhore, partitë do ta dinë sa kandidatë u zgjodhën bazuar në numrin e votave që kanë marrë, ndaj lideri i partisë do të duhet të punojë me njerëzit që vijnë në Parlament. Po përpiqem të kujtoj nëse ka patur probleme në Danimarkë, por jo, sepse të zgjedhurit janë përfaqësues të popullit, jo vetëm të liderëve partiakë. Prandaj, ata detyrohen të punojnë bashkë dhe kjo në fakt, zbut konfliktet brenda partive, nëse ka të tilla. Por gjithashtu e bën të rëndësishme për liderët politikë që të përpilojnë një listë e cila është tërheqëse për votuesit.

Profesor, ekziston një sistem i përkryer zgjedhor?

Jo, nuk mendoj kështu. Por ka disa sisteme që janë më të mira se të tjerat. Dhe mendoj se sistemi danez është i mirë. Ai është vlerësuar nga shumë njerëz, jo vetëm nga Danimarka, por nga e gjithë bota, sepse përmbush disa kritere, është shumë proporcional dhe është i pranuar nga votuesit dhe partitë. I jep partive të vogla shansin për t’u zgjedhur dhe për të kontribuuar në mënyrën e tyre në punën e Parlamentit. Dhe administrohet nga një trupë neutrale dhe për këtë arsye nuk ka diskutim për drejtësinë dhe korrektësinë e rezultateve. Mendoj se është një nga sistemet më të mira që mund të mendoni dhe ja vlen të merren në konsideratë disa nga detajet e tij, nëse disa prej tyre mund të jenë të dobishme për Shqipërinë ose vende të tjera.

Çfarë e bën korrekt, funksional dhe të mirë përfaqësuar një sistem zgjedhor për demokracinë e një vendi?

Që votuesit të ndiejnë se është një sistem i drejtë. Ashtu siç nisa të thoja, nëse një parti merr 10% të votave, duhet të marrë gjithashtu 10% të ulëseve. E njëjta do të vlejë për partitë e mëdha, por edhe për partitë e vogla. Nëse për shembull, një parti e vogël merr 3% të votave kombëtare, duhet të marrë edhe 3% të ulëseve në Parlament. Dhe nëse votuesit e dinë këtë, ata ndiejnë se përfaqësohen opinione të ndryshme në vend dhe puna e Parlamentit do të jetë më e pranueshme për votuesit. Ky është një element i rëndësishëm. Proporcionaliteti, përfshirja dhe pranueshmëria nga votuesit.

Ka gjithashtu debate në Shqipëri për metodën D’Hondt, që është shumë e ndërlikuar. Mendoni se ky është rasti?

Nuk mendoj se është e ndërlikuar. Është e drejtpërdrejtë. Është edhe ai që quhet sistemi “Sant Lagú”, që është disi më proporcional. Problemi me sistemin D’Hondt do të thoja unë, është se favorizon partitë e mëdha. I jep pak më shumë partive të mëdha se ç’duhet të kenë, për shpërndarje krejtësisht proporcionale të ulëseve. Dhe ky është problemi. Ka sisteme të tjera që janë më shumë proporcionale dhe të drejta ndaj partive, dhe që mund të merren në konsideratë në vend të sistemit D’Hondt.

Të fundit

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani i Presidentit Donald Trump që...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

Lajme të tjera

Web TV