Ambasada e Francës në Tiranë ka bërë me dije se kompania “Air Albania” do të zhvillojë një fluturim vajtje-ardhje me Parisin më 5 qershor. Në orën 12:00 të së premtes së 5 qershorit, avioni do të niset nga Tirana për në aeroportin Paris Roissy Charles de Gaulle, për të dërguar në Francë shtetasit francezë të bllokuar në vendin tonë dhe më pas do të kthehet me shqiptarët e bllokuar në Francë.
Sa i përket francezëve në Shqipëri, Ambasada bën këtë njoftim: “Ju lutemi personave të interesuar të kontaktojnë sa më shpejt me sherbimin konsullor në adresën elektronike consulat.tirana-amba@diplomatie.gouv.fr duke dërguar numrin e telefonit ose WhatsApp-in.”