Koronavirusi/S’ka vatra të reja, koha për hapje të plotë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit në të gjithë globin ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë, në të gjitha fushat e jetës, qoftë shëndetësor, social apo edhe ekonomik.

Por nëse dy të parat rikuperohen pothuajse menjëherë pas rikthimit në normalitet, ekonomia ka marrë plagë të rënda, që për shumë biznese do të jenë të parikuperueshme.

Shqipëria ka hyrë në gjendje karantine prej 12 marsit, me masa janë cilësuar nga jo pak si ekstreme, por që janë vlerësuar si të domosdoshme nga pjesa më e madhe e shoqërisë.

Ndërkohë që prej 9 marsit, kur edhe u shënuan zyrtarisht dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë, numri i të infektuarve pavarësisht masave të rrepta ka kaluar këtë të hënë mbi 1 mijë.

Por dukshëm situata po shkon drejt normalizimit, pasi fatmirësisht prej disa javësh nuk është shënuar ndonjë vatër e re, por të gjitha rastet e reja janë persona që kanë pasur kontakt me persona të prekur më parë.

Pra, kjo mund të cilësohet një arritje dhe mund të shkohet drejt hapjes së plotë pa pasur frikë për një tjetër valë koronavirusi.

Më 14 maj, kryeministri Rama dha sinjalin se baret dhe restorantet do të lejoheshin të punonin, duke shënuar kështu një hapje shumë të madhe. Për t’ju përshtatur realitetit të ri të krijuar pas pandemisë, shumë biznese filluan të investojnë brenda ambienteve të tyre.

E më 18 maj, hynë në fuqi rregullat e reja kufizuese, shumë më tepër lehtësuese, por shumë restorante dhe bare mbetën sërish mbyllur pavarësisht investimit tepër të madh, të realizuar në një kohë tepër të vështirë ekonomike.

Pavarësisht kushteve të krijuara, duke ofruar një siguri më të madhe, edhe se vetë lokalet që ofrojnë shërbim në ambient të hapur, këto biznese mbeten ende të mbyllura duke lënë ende mijëra njerëz pa punë.

Lexo edhe :  “PS synon mbi 80 mandate më 11 maj”, Rama: Vlonjatë, dilni në votime!

Duke marrë parasysh koronavirusin drejt zhdukjes në vendin tonë, ngrohjen e klimës, por edhe masat e ndërmarra nga këto biznese, qeveria duhet të lejojë hapjen e tyre, pasi gjithmonë, të jetë siguruar që është brenda parametrave.

Nëse nuk realizohet kjo, rrezikon të krijojë pabarazi ekonomike në një treg të lirë si edhe t’i shtojë kostot buxhetit të shtetit për të dhënë një paketë të tretë ekonomike.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV