Parukierët fshehën simptomat e koronavirusit, 150 klientë në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxitimi drejt parukerive për të ndryshuar pamjen pas qëndrimit në karantinë mund të rezultojë fatale për disa klientë në Springfield, Misuri, ku dy parukierë nga zinxhiri i madh ‘Clips’ shkuan për të punuar ndërsa kishin simptoma të koronavirusit.

Duke u kujdesur që t’i mbanin sa më mirë të fshehura simptomat e tyre, në këtë mënyrë ata rrezikuan rreth 150 persona që ishin të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit, tani në panik duke pritur të testohen.

Dy parukierët filluan punën në javën e dytë të majit në të njëjtin sallon, tani të mbyllur për dezinfektim të plotë.

“Mirëqenia e klientëve dhe parukierëve tanë është përparësia jonë dhe dezinfektimi i duhur ka qenë gjithmonë një praktikë në sallonet tona”, thotë pronari i zinxhirit të Madh ‘Clips’. Të dy parukierët përdorën maskën, por puna e tyre kërkon kontakte të ngushta me klientët.

Të dy i mbajtën simptomat e tyre të fshehura mirë derisa filluan të ndjeheshin vërtet keq dhe pas testimit rezultuan pozitiv me koronavirus.

Falë masave të vendosura nga salloni, ishte e mundur të gjurmoheshin të gjithë klientët e tyre dhe t’i paralajmëronin ata.

Rasti tregon vështirësitë e rihapjes dhe rreziqet e aktiviteteve që zhvillohen midis punonjësve dhe klientëve për të parandaluar përhapjen e epidemisë./b.b/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV