Aleanca për Teatrin paralajmëron protestë të madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thekson se po vijojnë protestat në të gjitha qarqet e vendit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Pas protestave në qarqe, Aleanca për Teatrin paralajmëron një protestë të madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të kërkohet mes të tjerash hetim ndërkombëtar për çështjen e teatrit.

“Ka kaluar më shumë se një javë nga shembja barbare e godinës së Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare me një sulm terrorist ku forcat speciale dhe policia e shtetit u përdorën për të nxjerrë artistët dhe qytetarët me dhunë nga shtëpia e tyre. Përgjatë kësaj jave mediat më të mëdha botërore kanë pasqyruar ngjarjen dhe protestat e artistëve dhe qytetarëve po vijojnë në të gjitha qarqet për të çuar në një protestë të madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të kërkohet:

1.Pezullimi i çdo lloj aktiviteti në truallin e kompleksit të Teatrove Kombëtare.

2.Hetim Kombëtar dhe Ndërkombëtar i çështjes së Teatrit Kombëtar dhe vrasjes së mbetur në tentativë, shembjes së tij që nisi kur shumë artistë e qytetarë ishin ende brenda në ndërtesë dhe dhunës së ushtruar mbi të ndaluarit si gjatë operacionit policor të zhvilluar në kushtet e ndalimqarkullimit për shkak të pandemisë ashtu edhe gjatë protestave të zhvilluara më vonë gjatë ditës më 17 maj 2020.

3.Rindërtimi i kompleksit të Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte, jo vetëm si tempull i kulturës dhe trashëgimisë, por në këta dy vjet e tre muaj edhe si tempull i institucionit të protestës, lirisë, demokracisë dhe qytetarisë.

4.Largimi i menjëhershëm nga detyra i Kryetarit të Bashkisë dhe pjesëtarëve të Këshillit Bashkiak si personat që i dhanë fund me vullnet të plotë Teatrit Kombëtar duke shkelur çdo ligj, ndërkohë që mundësinë e kishin të prisnin dhe mos ta zbatonin VKM-në pasi ajo u çua për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti i Republikës.

Lexo edhe :  Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

5.Ne e pamë sesi pushteti e shembi Teatrin. Ne e pamë sesi Teatri i vjetër e shembi drejtësinë e re. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera organe të drejtësisë nuk funksionojnë. Duke e provuar me viktimën e parë të drejtësisë së munguar, Teatrin Kombëtar, që kushtetuta shkelet nga një parlament ilegjitim dhe qeveri kriminale qendrore dhe lokale, si dhe duke qenë se ne po zgjojmë përfaqësimin qytetar në vendimarrje, ne kërkojmë drejtësi, demokraci, dhe kjo arrihet me rrëzimin e kësaj qeverie për t’i hapur rrugë njëherë e mirë një epoke të re për Shqipërinë, e cila do të futet në Europë përmes Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet një lëvizje kulturore-qytetare jo partiake e hapur për qytetarët nga i gjithë spektri politik dhe si e tillë do të nxisë vlerat më të mira të qytetarisë duke protestuar kundër kësaj qeverie tashmë antikulturë, të dhunshme e diktatoriale”, thuhet në deklaratën e Aleancës./b.b/fjala.al

Të fundit

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e...

Lajme të tjera

Web TV