Bayern fiton në tempullin e Dortmund, titulli “i hipotekuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Askush nuk e kishte menduar që në një “klasike” në futbollin gjerman, ulërimat e pankinave do të dëgjoheshin në stadium më shumë se tifozët, por me mungesën e këtyre të fundit, edhe “Der Klassiker” nuk ishte normale. Bayern Munich fitoi në fushën e Borussia Dortmund 0-1, një rezultat që e afron me titullin kampion.

Ndeshja u vendos nga një gol i Joshua Kimich në pjesën e parë. Mesfushori teknik i kombëtares gjermane mori topin në hyrje të zonës dhe me një sy te portieri Roman Burki, arriti ta dërgojë mrekullisht në rrjetë me një harkim, duke befasuar mbrojtësin ekstrem të Borussia Dortmund. Kingsley Coman ishte autor i asistit të 0:1.

Me këtë sukses Bayern Munich i trajnerit Hansi Flick avancon më tej në suksesin e titullit të Bundesliga, “Meisterchale që tani duket më pranë, falë 7 pikëve avantazh ndaj Borussia Dotmund. (fjala.al)Disfata minimale brenda mureve të shtëpisë mund t’i kushtojë Borussias të gjithë sezonin pasi në 6 ndeshjet e mbetura, fati nuk është më në duart e verdhezinjve që duhet madje të kenë kujdes nga Leipzig që është mes ekipeve pretendente për titullin, dhe një surprizë e vërtetë nën ritmin e golave të Timo Werner. Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV