E rëndë/ 3 shqiptare rrëmbyen dhe përdhunuan një 23-vjeçare zviceriane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej tri kosovareve është përfshirë në një skandal në Zvicër, pasi ato akuzohen se kanë rrëmbyer dhe torturuar një kolege të tyre.

Në fakt, siç përshkruhet në mediat zvicerane, vetë akuza është tronditëse. Për shkak se Mira A. një  23 vjeçare  që paraqiti shoqen e saj  kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve,  ajo u rrëmbye, dhunua dhe keqtrajtua nga nëna e akuzuar dhe tri shoqet e saj. Kur kosovarja me inicialet  Lara O. e mori vesh për këtë, ajo mendoi për hakmarrje. Ajo informoi tri bashkatdhetarët e saj: Alba Z. (23) dhe dy motrat Svea  (25) dhe Dinora K.  (29).

Nga goditjet në fytyrë tek poshtërimi me një dildo (lodër seksuale), këto janë torturat nëpër të cilat u desh të kalojë gruaja zvicerane, shkruan Bild, transmeton Reporteri.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se  e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti viktimës kurth duke caktuar një takim me të në parkingun e një restoranti në Kloten ZH. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje. Ato e morën viktimën e futën në veturë dhe e tërhoqën në një pyll.

Katër gratë më vonë e tërhoqën viktimën në banesën e Lara O dhe Svea K., duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

Vetë Lara, kosovarja që e torturoi viktimën, shpjegon sesi plani i saj i hakmarrjes mund të përshkallëzohej. Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren (69), i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka  më doli nga dora. Më vjen shumë keq”.

Aty zvicerania Mira thuhet se u përgjërua për falje, ndërsa ato e filmuan, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Viktima duhej keqtrajtuar dhe poshtëruar më shumë. Ajo u detyrua të qëndronte nudo para kamerës, të fliste për preferencat e saj seksuale dhe ta paraqiste veten si një e varur nga seksi.

Lexo edhe :  Evropianët vihen kundër Orbanit: Bllokojini fondet Hungarisë!

Atëherë viktima duhej ta kënaqte veten me një lodër seksuale, sipas aktakuzës.

Pas trajtimeve dhe kërcënimeve zvicerania u la e lirë. Ajo lajmëroi menjëherë policinë. Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim. Gjyqi  pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Prokuroria i akuzon ato për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual.

“Viktima madje besonte se mund të vritej”, shkruan prokurori. Kosovaret pritet të dënohen me disa vjet burgim.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

Lajme të tjera

Web TV