Kampionati i garave me makina, Formula 1 nuk ka nisur ende për shkak të pandemisë, dhe shumë gara janë anuluar ose spostuar në calendar për shkak të Covid-19. Por nëse për disa është hequr mundësia e zhvillimit,. Në Britaninë e Madhe po mendoihet garë e dyfishtë në Silverstone.
Kryeministri Boris Johnson po punon fort me autoritetet dhe me Liberty Media, grupin që ka në pronësi aksionet e F1, për të mos cënuar dy garat në cirkuitin e Silverstone. Kjo ndalesë është në rrezik për shkak të rregullit të karantinës për ata që futen në Beritaninë e Madhe, e duhet ti nënshtrohen izolimit për dy javë. Praktikisht kjo e bën të pamundur garën për shkak se stafi dhe pilotët duhet të izolohen.
Shefi i cirkuitit të Silverstone, Stuart Pringle tha se janë fleksibël mbi datat, por mbeten ende pikëpyetje. Nisja e sezonit të Formula 1 është parashikuar në 5 Korrik në cirkuitin e Spielberg, në Austri, pasi 10 garat e para janë anuluar ose spostuar nga coronavirus.