Me kë e ka Spartak Ngjela? Qenit, kur i vjen ngordhja, urinon të Bashkia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Spartak Ngjela me anë te një postimi në rrjetin social është përpjekur të shpreh mllefin që ka me ata që na drejtojnë dhe popullin që i bindet.

Ngjela ka nënvizuar faktin se banditizmit politik shqiptar po i mblidhet laku. Shqiptarët po presin shtrëngimin e këtij laku.

 

Postimi i plotë

Ilir Meta sot nuk pranoi të presë ambasadoren amerikane.

Është në dëshpërim, sepse po shkon drejt shkarkimit. Por, në Shqipëri ka një shprehje shume domethënëse për aktin e Metës; është kjo: Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e urinon në derë të Bashkisë.

Sigurisht, politika amerikane u prononcua hapur dhe qartë me anë të ambasadores Yuri Kim: “ne dhe populli shqiptar duam dhe do të bëjmë reformën antikorrupsion”, tha ajo. Po Meta. Meta pritet të shkarkohet, dhe do të shkarkohet.

Gjithsesi, ajo çka është pozitive, është fakti që, në këtë kohë, ambasadorja amerikane po tregohet shumë aktive kundër korrupsionit të lartë shtetëror.

Kurse të korruptuarit e mëdhenj do të shpronësohen, por me ligj ama.

Tani shpresat, e dini ku i ka korrupsioni Berisha – Meta? Te aktorët e teatrit. Në fakt, kjo është komedi.

Por, a do të ketë dot një shkrimtar shqiptar që të na i shkruajë këtë komedi?
Komedia do të shkruhet, por sot mungojnë aktorët e mëdhenj të komedisë shqiptare, Mihal Popi dhe Viktor Gjoka, se nuk janë më mes nesh.

Nuk ka gjë: është Robert Ndrenika, për Saliun, kurse Metës do t’i përshtatej shumë Mihal Popi. Por do të gjendet aktori… se komedia është ende në vazhdim.

Gjithsesi laku po mblidhet, kurse shqiptarët po presin me padurim shtrëngimin e tij.

 

Lexo edhe :  Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV