Ndërtimi i parkut të energjisë diellore në Karavasta, Rama: Më i madh në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë me çmimin prej 24.89 euro për megavat. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të mirë për ekonominë shqiptare sepse në sistem po futet një investim i huaj me mbi 100 mln euro.

“Më vjen shumë mirë që pas një periudhe jo të shkurtër arritëm që të finalizojmë këtë proces duke pasur parasysh edhe një periudhë që na hyri në mes, që si pasojë e epidemisë solli shumë pezullime  dhe shtyrje të proceseve dhe të vetë garave që ishin shpallur.

Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.

Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri ën 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve”, tha Rama.

Nga ana e saj ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se kompania franceze i ka plotësuar të gjitha kushtet. “Ky është një çmim rekord për të gjitha parqet energjetike. Oferta është e jashtëzakonshme” tha ajo./b.b/fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/291808718517304/

Të fundit

“Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e transformimit të plotë të Banjave të Bënjës, një prej destinacioneve kryesore turistike...

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë, kur Evropa ende mblidhte copat...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Lajme të tjera

Web TV