Premier League drejt rinisjes, aprovohen stërvitjet në grup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionati më i fortë i futbollit në planet, është në rrugën e duhur për rinisjen e sezonit. tani skuadrat ishullore mund të stërviten si përpara pandemisë, me përplasje pa u kursyer dhe kontakte të ngushta mes lojtarëve. Të gjitha klubet ranë dakord për një pikë që kishte ngadalësuar rikuperimin e paralajmëruar nga Kryeministri Boris Johnson, duke pasur parasysh shqetësimet që lidhen me rastet e reja të lojtarëve pozitiv.

Tani FA dhe skuadrat elitare shohin me optimizëm datën e mundshme të rifillimit të futbollit. Ka të ngjarë që një fundjavë e zgjedhur të jetë ajo e 20 qershorit për të cilën ka më shumë vota në favor

Njoftimi për shtyp i Ligës së Futbollit në Angli, gjithmonë imponon kujdes…

“Të minimizohen kontaktet e ngushta dhe të panevojshme. Prioriteti mbetet shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve duke përfshirë lojtarët dhe stafin. Protokollet mjekësore të rrepta janë krijuar për të siguruar që facilitetet e stërvitjes dhe fushat janë mjedisi më i sigurt i mundshëm dhe që lojtarët dhe stafi të vazhdojnë të testohen për Covid-19 dy herë në javë”.

Kjo shihet dhe si një hap përpara krahasuar me frikën e madhe që kanë shfaqur së fundmi lojtarë të njohur si Sergio Aguero apo Ngolo Kante’ për tiu rikthyer futbollit, për shkak të pasigurisë nga coronavirus.

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV