Sa i kushton shtetit shqiptar një i paraburgosur? Skëndaj: Jo pak…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plotë sa një rrogë mesatare e një qytetari në Shqipëri, kushton dita e një të paraburgosuri në Shqipëri.

Në një intervistë të zbardhur në Report tv, drejtuesja e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit Erida Skëndaj thotë se masat e arrestit rëndojnë buxhetin, të cilat mund të përdoreshin duke investuar në arsimin e të rinjve apo punësimin e tyre.

Bëhet fjalë për 2900 lekë në ditë, një shifër kjo jo pak e vogël krahasuar me situatën që po kalojmë.

“Paraburgimi, kur nuk respektohen standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni ynë i brendshëm (Kodi i Procedurës Penale), përveç se rezulton me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka gjithashtu një kosto tepër të lartë për buxhetin e shtetit. Kostoja ditore e shpenzimeve për mbajtjen e një të paraburgosuri në sistemin tonë penitenciar gjatë vitit 2019 është 2,910 Lek të reja. Kostoja totale financiare në buxhetin e shtetit, për akomodimin e personave të paraburgosur në vendin tonë për vitin 2019, paraqitet në nivele të larta, përkatësisht rreth 2.29 miliard Lek (të reja)”, citohet në raport.

Sipas Skëndaj përgjegjësia për këtë kosto është e shumë aktorëve, nga policia deri tek gjykata.

“E gjithë kjo kosto është përgjegjësi e shumë aktorëve, duke filluar që nga policia, e cila ndalon dhe arreston dhe më pas kërkon bashkëpunimin e prokurorisë, nga prokuroria e cila ka më pas tendencë për të kërkuar në gjykatë në një masë të konsiderueshme caktimin e arrestit me burg dhe më pas gjykata ku në vërejmë që ka një rol jo pro aktiv , pra një rol pasiv për të korrigjuar shkeljet”.

Ajo nënvizon faktin se “arrest me burg” është masa e fundit që duhet të përdoret.

Lexo edhe :  Metoda 2-4-2 për të agjëruar më lehtë gjatë Ramazanit

“Ka një përdorim të tepruar të masës së arrestit me burg, që sipas standardeve ndërkombëtare dhe sipas kodit të procedurës penale duhet të jetë masa e fundit që duhet përdoret. Arresti në burg do të zbatohet vetëm kur  këto masat e tjera janë të papërshtatshme në raport me rrezikshmërinë shoqërore të autorit”.

Skëndaj bën apel institucioneve të normalizohet kjo situatë

“Të gjitha këto para të shpenzuara mund të shkonin për përmbushjen e nevojave të grupeve që janë të margjinalizuara. Arsimi i të rinjve, sepse është një nga arsyet që çon në kriminalitet. Nëse do të investonim me trajnime profesionale që mundëson punësimin e tyre, pasi ka rritje të veprave penale që kanë të bëjnë me vjedhjen. Shkaqet ekonomike kanë çuar të rinjtë për të kryer vepra penale. nëse këto para do të investoheshin në mënyrë strategjike  për punësimin e tyre kjo do të minimizonte edhe punën e organeve të drejtësisë penale që janë të mbingarkuara dhe kostot e shtetit në drejtim të një sistemi që ka të bëjë me mbajtjen dhe akomodimin e këtyre të paraburgosurve“.

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Pranvera sjell turistët/ Saranda plot me të huaj, vizitojnë bregdetin shqiptar

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme...

Përmirësohet shëndeti i Papës

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët...

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për...

Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës

Kësaj manie të pashpjegueshme të Berishës për të ulur imazhin e vendit nëpër botë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreu e...

Lajme të tjera

Web TV