Kanë kaluar 17 vjet nga ajo ditë, një periudhë që shumëkush e gjykon pak, ose dikush tjetër mjaftueshëm, por varet nga mënyra se si është jetuar. Nga ai o 28 maj 2003 për Andriy Shevchenko shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kaluar.
Një tjetër finale e Champions, ajo në Stamboll ndaj Liverpool e humbur në një mënyrë që kurrë nuk harrohet. Më pas kalimi te Chelsea, rikthimi te Milan, sërish te Chelsea e më pas Dynamo Kiev para se ti jepte lamtumirën futbollity. Një jetë e tërë nuk mjafton për Sheva, që të harrojë atë natë magjike në Old Trafford, dhe që për ukrainasin është pika kulmore te Milan.
“Kujtimi im më i bukur te Milan është mbrëmja e Champions League kundër Juventus. ishte finalja e parë që luaja dhe ndeshja më e rëndësishme e jetës time. Nuk do i harroj kurrë ato 15 sekonda kur nga mesfusha shkova për të goditur penalltinë. Në atro sekonda mendon të gjithë jetën tënde. Kur je fëmijë kupton që ke një ëndërr, dhe unë atë ëndërr kisha dhe e realizova. pashë arbitrin, topin dhe më pas Buffon. Dëgjova bilbilin dhe topi shkoi aty ku doja” tha Shevchenko.
“Ibrahim Ba më tha asokohe se nëse doja, mund të goditja penalltinë nr. 7. Dy ditë më vonë një shok më mori dhe tha se në hebraisht, 7 do të thotë “Sheva” e nuk mund ta besoja” tha ukrainasi.