Sistemi zgjedhor/ Aktivistët i kujtojnë Ramës dhe Bashës 50 mijë firmat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë marrë vesh për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor në Shqipëri, Nisma Thurje i kujton lidërve të mazhorancës dhe opozitës 50 mijë firmat e mbledhura nga qytetarët.

Disa muaj më parë u dorëzua në Kuvend një nismë ligjore e firmosur nga 50 mijë zgjedhës, ku kërkohet aplikimi i një sistemi zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura.

Por dëshira e këtyre njerëzve nuk është marrë parasysh nga mazhoranca dhe për çudi as nga opozita, e cila duhet të tërheq pas vetes çdo votues për të ardhur në pushtet.

Sipas Nisma Thurje, “sistemi aktual zgjedhor ka krijuar barriera antikushtetuese për përfaqësimin në Kuvend dhe në Këshilla Bashkiak të grupeve të caktuara në shoqëri. Për ta ilustruar: megjithëse pragu elektoral ligjor është 3%, pragu natyral në disa zona shkon deri në 34%. Ky prag kaq i lartë lë të papërfaqësuar grupe minoritare në shoqëri, dhe e manipulon vullnetin e tyre, duke e transferuar atë tek partia më e madhe”.

“Shembulli më i qartë i këtij manipulimi janë zgjedhjet e 2017, ku Partia Socialiste, megjithëse fitoi vetëm 48% të votave, që korespondon me 67 mandate, mori 74. Pra 7 mandate për Edi Ramën u prodhuan nga votat e atyre që kishin votuar kundër tij. Ky manipulim i vullnetit të zgjedhësve, i dha Edi Ramës një mazhorancë të jashtëzakonshme, edhe pse ai nuk mundi dot të fitonte as gjysmën e votive”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë

Nisur nga zhvillimet i fundit në Këshillin Politik ku po diskutohet reforma zgjedhore, jemi të shqetësuar që një çështje themelore siç është reformimi i sistemit zgjedhor është nënvlerësuar, duke krijuar dyshimet për një marrëveshje mes palëve.

Duam të sjellim në vëmëndje se në Janar të këtij viti, është depozituar në Kuvend një nismë ligjore e firmosur nga 50 mijë zgjedhës, ku kërkohet aplikimi i një sistemi zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura.

Shqetësimi kryesor që ka nxitur këtë nismë ligjore është kufizimi i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

Shembulli më i fundit i një qeverisje jopërfaqësuese, është vendimi Këshillit Bashkiak të qytetit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Asnjë prej anëtarëve të këtij këshilli nuk është votuar në mënyrë direkte nga zgjedhësit, por është emëruar nga kryetari i partisë. Mungesa e mekanizmave llogaridhënës që burojnë prej këtij sistemi zgjedhor, bëjnë që edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore, ne si qytetarë të mos kemi mundësi t’i ndëshkojmë me votë anëtarët që firmosën për prishjen e teatrit.

Lexo edhe :  Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

Së dyti, ne jemi të shqetësuar për cilësinë e përfaqësimit në Parlament. Filtri aktual i kryetarëve të partive ka prodhuar një Parlament të mbushur me vrasës, trafikantë, përdhunues dhe analfabetë. Ne besojmë se nëse zgjedhësit do kenë mundësi të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre, ata do të zgjedhin një Parlament shumë më cilësor.

Së treti, ne jemi të shqetësuar për shkeljen e parimit kushtetues të barazisë së votës. Me ndarjen aktuale të zonave zgjedhore 87 mijë votues të Kukësit përfaqësohen në Kuvend me tre deputetë, ndërkohë që po i njëjti numër votuesish në Dibër, përfaqësohen nga katër deputetë. Gjithashtu, një deputet i Tiranës përfaqëson 26’328 banorë, ndërsa një në Gjirokastër përfaqëson gjysmën e tyre, 12’285 banorë.

Së katërti, sistemi aktual zgjedhor ka krijuar barriera antikushtetuese për përfaqësimin në Kuvend dhe në Këshilla Bashkiak të grupeve të caktuara në shoqëri. Për ta ilustruar: megjithëse pragu elektoral ligjor është 3%, pragu natyral në disa zona shkon deri në 34%. Ky prag kaq i lartë lë të papërfaqësuar grupe minoritare në shoqëri, dhe e manipulon vullnetin e tyre, duke e transferuar atë tek partia më e madhe.

Shembulli më i qartë i këtij manipulimi janë zgjedhjet e 2017, ku Partia Socialiste, megjithëse fitoi vetëm 48% të votave, që korespondon me 67 mandate, mori 74. Pra 7 mandate për Edi Ramën u prodhuan nga votat e atyre që kishin votuar kundër tij. Ky manipulim i vullnetit të zgjedhësve, i dha Edi Ramës një mazhorancë të jashtëzakonshme, edhe pse ai nuk mundi dot të fitonte as gjysmën e votave.

Historia ka treguar se një sistem zgjedhor që i mundëson një lideri të qëndrojë në pushtet edhe kundër vullnetit të zgjedhësve, shtron rrugën drejt autokracisë dhe qeverisjes së korruptuar.

Prandaj i bëjmë thirrje koalicionit opozitar, dhe veçanërisht kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që t’i bashkohet këtij fronti të përbashkët civil, për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili ka fuqizuar qeverisjen autokratike të Edi Ramës, dhe i ka dhënë atij mundësi të qëndrojë në pushtet kundër vullnetit të zgjedhësve.

Duke besuar se kauzat janë më të rëndësishme se sa subjektet politike, besojmë që përpara llogarive personale, ata do të vendosin jo vetëm interesin e votuesve të tyre dhe subjekteve politike që drejtojnë, por mbi të gjitha interesin e përbashkët kombëtar.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV