Bizneset rrisin teknologjinë, por jo shitjet në internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vitit 2019 është rritur përdorimi i teknologjisë së informacionit nga kompanitë, raportoi INSTAT. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve raportojnë përdorimin e kompjuterëve dhe internetit, megjithatë shumë pak shesin nga interenti (rreth 6%).

Ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2019, përfaqësojnë 97,5 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 97,3 % që ishte në 2018.

Gjatë vitit 2019, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 23,4 %, nga 22,9 % që ishte në vitin 2018.

Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27,0 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 26,0 % që ishte në  2018. Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese me 7,6 % dhe në aktivitetin e ndërtimit me 14,3 %. Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 77,7 %, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 68,7 % dhe aktivitetet e riparimit të kompjuterave, artikujve personal dhe familjarë me 65,6 %.

Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për  qëllime pune në vitin 2019, 97,8 % e tyre kanë akses në internet.

Në vitin 2019, ndërmarrjet me 250+ punonjës përdorin 100 % kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2019, në 95,7 % të ndërmarrjeve, lidhja në internet ka qënë e tipit DSL ose të tjera broadbandi,  nga 95,3 % që ishte në vitin 2018.

Në vitin 2019, numri i ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është 63,2 % nga 56,3 % që ishte në vitin 2018.

Në vitin 2019, ndërmarrjet që kanë pasur faqe interneti janë 44,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga  44,9 % që ishte në vitin 2018.

Në vitin 2019, 87,8 % të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre nga 80,4 % që ishte në vitin 2018.

Në vitin 2019, 5,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, nga 5,6 % që ishte vitin e kaluar. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 28,5 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 12,8 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 9,7 %.

Lexo edhe :  Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Në vitin 2019, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapicitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 11,4 % e ndërmarrjeve që kanë akses në internet nga 10,7 % që rezultoi në vitin 2018.

Në vitin 2019, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 38,5 % e ndërmarrjeve nga 38,3 % që rezultoi në vitin 2018.

Aplikimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) është përdorur nga 22,1 % e ndërmarrjeve gjatë vitit 2019 nga 22,8 që rezultoi në vitin 2018.

Informacioni elektronik për zinxhirët  e informacionit i cili i referohet dërgimit/marrjes së të gjithë informacionit mbi vargun e furnizimit (p.sh. nivelet e inventarit, planet e prodhimit, parashikimet, ecuria e dërgimit) nëpërmjet rrjeteve kompjuterike ose faqeve të internetit, është përdorur nga 15,8 % e ndërmarrjeve që kanë përdorur kompjuter në vitin 2019 nga 12,3 % që rezultoi në vitin 2018.

Printimi 3D është përdoruar nga 6,1 % e ndërmarrjeve  gjatë vitit 2019, i cili i referohet përdorimit të printerave të veçantë nga ndërmarrjet ose përdorimi i shërbimeve të printimit 3D të ofruara nga ndërmarrjet e tjera me qëllim krijimin e objekteve fizike tre-dimensionale duke përdorur teknologjinë digjitale.

Në vitin 2019, media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, etj.) është përdorur nga 59,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 52,4 % që ishte në vitin 2018. Gjatë 2019, në 82,2 % të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve (p.sh. për reklamë, për hedhjen në treg të një produkti të ri, etj) nga 80,0 % që ishte në vitin 2018.

Vetëm  26,7 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur median sociale për të shkëmbyer mendime, opinione apo njohuri brenda ndërmarrjes nga 25,4 % që ishte në vitin 2018.

Marrë nga Monitor

 

 

 

Të fundit

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij shpesh zvarritet. Por Coster-Waldau e...

Gushti shënon rekord aksidentesh në Fier, pasoja në jetë njerëzish

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Sipas...

Kabineti “Rama 4”, shefi i qeverisë takime me vartësit, në Kryeministri edhe Pacolli

Socialistët duhet të presin edhe pak ditë për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e...

Lajme të tjera

Web TV