Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

EKSKLUZIVE/ Kthimi nga karantina në fushë, rrëfimi i futbollistëve për “jetën e re”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit i ka detyruar ekipet e futbollit të Superligës Shqiptare t’u përshtaten rregullave të reja, para se të nisin ndeshjet përpjesën e mbetur të kampionatit. Flasin për gazetën “Fjala” Vasil Shkurtaj, Emiliano Vila dhe Herald Marku

Nga Katerina Tafa

Gjendja e lojtarëve dhe e futbollit pas karantinës nuk ka për të qenë asnjëherë në nivelet e para pezullimit, të paktën kështu thonë disa nga emrat kryesorë të Superligës shqiptare, si Vasil Shkurtaj, Emiliano Vila, Lorenc Trashi e Herald Marku.

Kur ka më shumë se një javë që të gjitha skuadrat janë rikthyer në stërvitje, ajo që ngre pikëpyetje është se si po procedojnë klubet që të respektohen masat e vendosura ndaj koronavirusit.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, lojtarët e Kategorisë Superiore kanë thënë se,sado që është munduar që të ruhet distanca, është e pamundur që në një sport si futbolli të ketë respektim strikt të këtyre rregullave.

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, e ka vënë theksin te fakti që është duke u punuar fort që të arrihet forma e para periudhës së karantinës, si dhe ka shtuar që shpreson të mos ketë dëmtime për shkak të pushimit.

“Deri tani nuk kemi pasur dëmtime, shpresoj të vazhdojmë kështu, sepse jemi grup i plotë dhe po stërvitemi me intensitet të lartë.”-është shprehur lojtari verilindor.

Ai ka treguar ndër të tjera se ekipi i Kukësit është shpërngulur në qytetin e Elbasanit, ku po punon fort që, sipas tij, të mund të kalojë sërish në krye të renditjes dhe ta finalizojë këtë sezon me fitoren e titullit.

Intervista me Vasil Shkurtajn

Si ishte periudha e karantinës për ju?A jeni stërvitur gjatë dy muajve të fundit?

Periudha e karantinës ishte vërtet e vështirë për ne futbollistët,edhe pse jemi munduar të kryejmë stërvitje individuale.

A ka ndikuar kjo periudhë?

Patjetër ka pasur ndikimin e vet, sepse të rrish gati 2 muaj pa u stërvitur me grupin, është shumë e vështirë.

Po te klubi i Kukësit, si duket gjendja pas kësaj pauze?

Kjo situatë do të ketë ndikimin e vet, është normale, por ne do të bëjmë maksimumin për të dhënë më të mirën në fushë.

Ku jeni stërvitur gjatë këtyre ditëve?

Jemi shpërngulur në Elbasan, ku kemi rreth 7 ditë që stërvitemi. Kemi kaluar mirë, grupi është i plotë dhe mezi presim të rikthehemi në fushë.

Mund të na tregoni për masat e marra nga klubi juaj dhe mënyrën e stërvitjes, në një kohë kur duhet të ruhet distancimi social?

Klubi ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të jemi të sigurt dhe të kryejmë stërvitje në masa të favorshme.

Pra, si është proceduar, si jeni përgatitur javën e kaluar?

Jemi përgatitur mirë, kemi kryer vrapime dhe lojëra dhe presim me padurim fillimin e kampionatit.

A ka pasur ndonjë problem gjatë stërvitjes me ekipin, dëmtime apo ulje të theksuar të performacës?

Deri tani nuk kemi pasur dëmtime, shpresoj të vazhdojmë kështu, sepse jemi grup i plotë dhe po stërvitemi me intensitet të lartë.

A janë respektuar të gjitha pikat e vendosura në protokollin e FSHF-së?

Patjetër, klubi i ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Duke qenë se ndodheni të dytët në renditje, mendon se rikthimi do t’ju sjellë më të fuqishëm për të kaluar mbi Tiranën e për të marrë titullin?

Shanset janë, dhe ne do të bëjmë maksimumin.

A do të kemi një Kukës kampion këtë vit?

Matematikisht nuk ka mbaruar asgjë, ne do të luftojmë deri në fund.

Intervista me Herald Markun

Mbrojtësi i klubit më të vjetër të futbollit në Shqipëri, Vllaznisë, Herald Marku,është shprehur se skuadra shkodrane është duke punuar me të gjitha forcat që të mos preket nga ky pushim e, mbi të gjitha, të kthehet më në formë seç’ishte para karantinës.

Ndër masat e marra nga klubi për të cilin luan, Marku ka theksuar se është matja e temperaturës,dezinfektimi i dhomave të zhveshjes, si dhe i mjeteve të punës.

“Janë dezinfektuar dhomat e zhveshjes, baza materiale dhe, siç thashë, është bërë matja e temperaturës apo ruajtja e distancës.”-është shprehur lojtari i Vllaznisë.

Si ishte periudha e karantinës për ju, na tregoni si jeni stërvitur gjatë dy muajve të fundit?

Periudha e karantinës ishte e vështirë, sepse jam mësuar me jetë aktive e jo të qëndroj i mbyllur. Jam stërvitur përditë në kushtet e shtëpisë, për të mbajtur formën fizike dhe tani që jemi rikthyer, ndihem mirë.

A ka ndikuar kjo periudhë te ju dhe sa?

Ka pasur ndikim, sigurisht, në ditët e para, sa të mësohesh me pjesën që duhet të qëndrosh mbyllur, por ishte normale.

Po te klubi i Vllaznisë, si duket gjendja pas kësaj pauze, si duken djemtë?

Tek ekipi gjëja e parë që u vërejt ishte harmonia.Të gjithë djemtë ishin të lumtur që janë kthyer në stërvitje, ndërsa përsa i përket gjendjes fizike, gëzojmë formë të mirë.

Lexo edhe :  Polemikat për “shtetin Bektashi”,  Rama tërhiqet përkohësisht

Çfarë ndikimi pritet të ketë në rezultatet dhe performancën e skuadrës shkodrane pushimi mbi 2-mujor?

Të shohim, por momentalisht po stërvitemi dhe po marrim ngarkesat e duhura. Uroj të mos ketë dëmtime pas kësaj pauze.

Kur jeni stërvitur gjatë këtyre ditëve dhe si keni punuar?

Jam stërvitur gjatë mbasdites gjithë këtë kohë dhe jam munduar të kombinoj ushtrimet e forcës me ato kardio, për të qenë i gatshëm kurdo që do të rifillonte stërvitja.

Mund të na tregoni për masat e marra nga klubi juaj dhe mënyrën e stërvitjes, në një kohë kur duhet të ruhet distancimi social?

Masat e marra nga klubi kanë qenë matja e temperaturës kur shkonim në stërvitje,ndërsa gjatë ushtrimeve të ndryshme duhet të respektonin distancimin fizik.

Pra, si është proceduar, si jeni përgatitur javën e kaluar?

Janë dezinfektuar dhomat e zhveshjes, baza materiale dhe, siç thashë, është bërë matja e temperaturës apo ruajtja e distancës.

A ka pasur ndonjë problem gjatë stërvitjes me ekipin, dëmtime apo ulje të theksuar të performacës?

Fatmirësisht, nuk ka pasur dëmtime. Jemi në një moment ku po mundohemi të futemi në ritmin e duhur dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Duke qenë se aktualisht ndodheni në vendin e 8-të, a mendon se rrezikoheni nga kjo situatë, apo pritet të riktheheni më fuqishëm?

Jemi në një pozitë jo komode, por kundërshtarët i kemi afër dhe, sigurisht, do të luftojmë fort që t’i largohemi zonës së play off-it, (rrëzimit nga kategoria).

Mendon se ka shpresë për klubin me më shumë traditë në Shqipëri, që të rikthehet në pozitat ku duhet të jetë?

Vllaznia është një klub i madh dhe di të rikthehet. Padyshim që ka shpresë dhe do të shkojë aty ku i takon.

Intervista Emiliano Vila

Klubi i Teutës ka zgjedhur të rikthejë stërvitjen pas karantinës, duke punuar 3 deri në 4 veta në grup, në mënyrë që të ruajë sadopak distancën fizike.

Mesfushori i “Djemve të Detit”, Emiliano Vila, është shprehur se skuadra e tij është duke punuar shumë fort, duke u stërvitur 2 herë në ditë, në mënyrë që të rikthehen në formën e tyre të mëparshme.

Jemi stërvitur nga 2 herë në ditë dhe kemi zhvilluar shumë vrapime për të kapur formën optimale.”-është shprehur ai.

Ndërsa foli për gjendjen e skuadrës pas këtij rikthimi, mesfushori shtoi se deri në këto momente nuk ka dëmtime dhe shpreson të mos ketë, deri në rikthimin e ndeshjeve.

“Jo, shyqyr Zotit, çdo lojtar është mirë dhe kështu të jemi deri ditën që do të rifillojë kampionati, normale që gjendja nuk është e njëjtë, por me punë mund të përmirësohet.”-ka thënë ndër të tjera Emiliano Vila.

Si ishte periudha e karantinës për ju, si je stërvitur?

Ishte një situatë që nuk e kemi përjetuar asnjëherë më parë, por jam munduar të mbaj formën time, sadopak që ka qenë e mundur.

Mund të na flisni pak për këtë periudhë?

Kjo periudhë ishte shumë e vështirë për të gjithë, edhe pse besoj më shumë nga ana psikologjike. Megjithatë, besoj se ia kemi dalë me sukses.

Mendoni se kjo pauzë ka për të ndikuar shumë tek ekipi durrsak dhe, sipas jush, çfarë ndikimi do të ketë?

Jo vetëm tek ekipi i Teutës, por tek të gjithë ekipet ka për të ndikuar shumë. Gjithsesi besoj se me këto dy javë secili ekip ka kohë që të stërvitet dhe të jetë gati për kampionatin.

Kur keni filluar stërvitjen me ekipin dhe si keni punuar?

Stërvitjen me ekipin kemi një javë që e kemi filluar dhe besoj se jemi në rregull deri në këto momente që jam duke folur.

A mund të na tregoni me detaje për masat që ka marrë Teuta?

Si çdo ekip edhe Teuta a marrë masat e veta që dihen tashmë nga të gjithë. Jemi stërvitur nga 3 ose 4 veta që të ruajmë sadopak distancën nga njëri-tjetri.

Si jeni stërvitur këto ditë, cilat janë detajet e programit te “Djemtë e Detit”?

Jemi stërvitur nga 2 herë në ditë dhe kemi zhvilluar shumë vrapime për të kapur formën optimale.

A ka shfaqur ndonjë nga djemtë e skuadrës probleme në stërvitje, ka diferencë te gjendja juaj nga periudha para karantinës?

Jo,çdo lojtar është mirë dhe që kështu të jemi deri ditën që do të rifillojë kampionati, normale që gjendja nuk është e njëjtë, por me punë mund të përmirësohet.

Sa mendon se do ndikojë te skuadra juaj kjo situatë dhe cilat rezultatet që priten të arrihen?

Për të thënë të vërtetën do të ndikojë tek të gjithë ekipet, por shpresoj që ne të arrijmë objektivat që kemi dhe t’i mbyllim me sukses këto ndeshje që na kanë ngelur dhe të shkojmë drejt fitimit të kupës.

 

Të fundit

Dibra tërheqëse për turizmin, të huajt vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen e banorëve

Dibra me resurset natyrore turistike, si Parku Kombëtar i Lurës dhe ai i Korabit, vazhdon të tërheqë vëmëndjen e...

Katër hormonet e mbipeshës/ Mësoni çrregullimet që dhjamosin organizmin

Pse ju hahet gjatë orëve të natës? A e keni pyetur veten ndonjëherë pse keni uri për ushqim, të ëmbla dhe të kripura edhe...

Nga mungesa e komunikimit te sekretet/Disa arsye që çojnë çiftet drejt fundit të martesës

Teksa shumë çifte sot kanë kurorëzuar dashurinë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit lumturi të përjetshme, disa të tjerë kanë nënshkruar aktin e fundit të...

OBSH: Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter edhe pa rekomandimin e mjekut

Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetsisë zbulon se 51% e shqiptarëve kanë përdorur antibiotikë muajt e fundit, edhe...

Njihuni me benefitet e mollës jeshile, dhe arsyet pse duhet t’i hani me lëkurë

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz majoshe dhe e ëmbël në të...

Lajme të tjera

Web TV