Një grup deputetësh të opozitës parlamentare kanë thirrur në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në emër të opozitës foli deputetja Rudina Hajdari.
Në fjalën e saj nga foltorja e kuvendit Hajdari tregoi se e ka nisur datën e 17 majit duke lexuar titujt ndërkombëtare të gazetave më prestigjioze botë. “Le Mond thoshte se kryeministri shqiptar kishte kryer një akt barbaresk.
‘New York Times’ thoshte se kryeministri jonë kishte shembur në mënyrë barbare këtë teatër dhe njerëzit kishin dalë në rrugë. Gazeta ‘Reuters’ me zë të madh shkruante se ky kryeministër vazhdonte të zgjonte zërat e dëshpëruar të lënduar, edhe një herë në sheshet e Tiranës sepse zëri i tyre nuk u dëgjua dhe u trajtuan si barbarë.
Shqiptarët e kanë kuptuar se keni 7 vite si kryeministër. Kemi një botë që po shikon fytyrën tënde të vërtetë, fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Ju kryeministër keni pasur një obsesion me teatrin, dhe jo vetëm me këtë teatër e keni pasur me truallin. Po të kishte qenë ai teatër diku tjetër, ju nuk do ta kishit këtë obsesion me teatrin. Do e kishit lënë teatrin të qëndronte në këmbë. Por se e doni atë truall në mes të Tiranës ju e shembët. E shembët se e doni atë truall për të ndërtuar kulla”, tha Hajdari.
Më tej ajo theksoi duke ju drejtuar Ramës se, “Nga njëra anë thoni se keni hequr dorë nga PPP për ndërtimin e teatrit dhe nga ana tjetër Bashkia thotë se nuk i kemi lekët për ta ndërtuar. Më e keqja e shkatërrimit ka qenë ajo ora 4 e 30 e mëngjesit. Në atë ndërtesë ka pasur njerëz, ka pasur njerëz brenda dhe sipër saj keni bërë tentativë vrasje.
S’keni pyetur për artistët. Kush i jepte urdhrat zoti Kryeministër? Na e shpjegoni si i bëtë ato akte barbare dhe tani. Betonizimi i Tiranës është fakt, ju sot jeni shndërruar në një Nikola Gruevski që ndërtoi statuja e monumente të pakuptimta. Sot jeni po ai njeri dhe do keni të njëjtin fat”,- tha ajo./b.b/fjala.al
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F110078253909771%2Fvideos%2F667936224053153%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>