Jepini fund dilemës, a duhet të pimë ujë në kohën kur ushqehemi?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shumë artikuj ku thuhet se është e ndaluar të hamë bukë dhe të pimë ujë në të njëjtën kohë. Disa thonë se uji e hollon acidin e lukthit. Disa të tjerë mendojnë se të pish ujë të bënë të shtosh peshë.

Disa të tjerë madje mendojnë se uji bën që ushqimi të mos përpunohet dhe të dal nga lukthi më shpejtë!

A mund të jetë kaq i dëmshëm uji i zakonshëm?

Bright Side ka vendosur që më në fund të zbulojë të vërtetën rreth mitit të pirjes së ujit derisa hamë.

Çfarë ndodh në lukth me ushqimin dhe ujin?

Procesi i tretjes fillon pikërisht në momentin kur e mendojmë vaktin tonë të ardhshëm: pështyma fillon e prodhohet në gojë. Kur përtymin ushqimin, e përziejmë atë me pështymë që përmban enzime që janë të nevojshme për tretjen e tij.

Pastaj, ushqimi i zbutur kalon në lukth ku përzihet me acidin e lukthit. Mesatarisht, lukthit i duhen 4 orë që të tretë ushqimin plotësisht, pra ta kthej në një formë të lëngshme. Ky lëng pastaj kalon në zorrë, nga ku merren të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për trup.

Uji nuk rri në lukth për aq kohë të gjatë. Për vetëm 10 minuta një gotë ujë kalon nga lukthi në zorrë. Andaj, nëse pini ujë derisa hani, ai ujë nuk formon “pellgje”  në lukth. Pra ai përshkon ushqimin që po përpunohet shpejt, e lagë dhe del nga lukthi shpejt.

Lëngjët nuk e ulin aciditetin

Organizmi jonë është i komplikuar por shumë mirë i harmonizuar. Nëse lukthi e ‘ndjen’ që nuk mund të tretë diçka, ai prodhon më shumë enzime dhe e rrit aciditetin e lëngut brenda. Edhe nëse pi ujë me shishe, ai nuk do të ndikojë në shkallën e aciditetit.

Lexo edhe :  Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Po ashtu, edhe lukthi ‘furnizohet’ me ujë dhe ushqim. Mesatarisht, një organ i njeriut është 86% ujë.

Meqë ra fjala, disa studime kanë vënë në pah që disa ushqime e ulin shkallën e aciditetit në lukth, mirëpo kthehet në normalitet shumë shpejt.

Lëngjët nuk ndikojnë në shpejtësinë e tretjes

Nuk ka asnjë studim konkret që e dëshmon se lëngjet e shtyjnë ushqimin të dal nga lukthi në zorrë pa u tretur mirë. Shkencëtarët supozojnë se lëngjet dalin nga trupi më shpejtë se ushqimi por nuk ndikojnë në shpejtësinë e tretjes.

Pra, a mund të pimë ujë derisa hamë?

Nëse pini derisa hani, nuk do të bëni asnjë dëm. Përkundrazi, uji ndihmon që ushqimi të zbutet. Por mos pini pa e gëlltitur ushqimin që keni në gojë, pasi që duhet të ketë mjaftueshëm pështymë në ata ushqim që përmban enzimet e nevojshme, shkruan BrightSide.

Ka edhe disa benefite të tjera që sjellë pirja e ujit derisa hamë. Disa studime tregojnë se kur një person ndalon për të pirë ujë, e ngadalëson procesin ngrënës. Dhe si rezultat, ti ha më pak; gjë që është mirë.

Po ashtu, nëse pini çaj në vend të ujit gjatë ngrënies, gjithçka është në rregull edhe ashtu. Studimet tregojnë se nuk ka kurrfarë ndryshimi në shkallën e aciditetit pasi të keni pirë çaj apo ujë.

Temperatura e ujit që pini derisa hani nuk ndikon aspak në shpejtësinë e tretjes apo në sasinë e lëndëve ushqyese që absorbohen.  Lukthi e nxehë dhe e ftohë ushqimin në temperaturën e nevojshme.

 

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV