Teatri/Hajdari-Ramës: Uroj të jesh një ditë ‘t’ju shoh në bankën e të akuzuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari gjatë replikave në interpenlancën që kryeministrin Rama po mban për Teatrin Kombëtar hedh dyshime pse për 17 vite në teatër nuk është vënë dorë.

Hajdari ka shprehur dëshirën që një ditë Rama të jetë në bankën e të akuzuarve dhe të shtrohen këto gjëra që po ndodhin sot.

Gjithashtu Hajdari ka publikuar edhe disa dokumente ku tregon se “sapo erdhët në qeveri në 2017, vkm 325 për shpalljen e qendrës historike, qeveria juaj e përgjysmoi këtë qendër historike. Pse e bëtë? Pse e donit atë truall?”

“Nëse do e shtroni pyetjen nëse këtij vendi i duhet teatër, por nuk është pyetje që bëhet sot për ju. I përçatë artistët se si i përdorët, kur i kanë thënë ata, para 21 vitesh, apo i kanë thënë sot. Ndaj zoti kryeministër çështja është si duhet ti ruajmë ne këto vlera, se këtu ndahet bota civile nga ajo barbare. Se e bëtë në 4 të mëngjesit atë shkatërrim.

Unë nuk dua të bëj prokuroren, por uroj që një ditë të jesh i ulur te banka e të akuzuarit dhe të shtrohen këto gjëra, ka disa argumente juridikë dhe vendime të KM të asaj kohe që i mbani mend, dhe une ua rikujtoj. Në vitin 2000 për shpalljen ansambël monument kulture, dhe TK përfshihet në këtë zonë. Ishit kryetar bashkie në atë kohë, u munduat ta merrnit truall, por në atë vendim thuhej që këto monumente duhet të ruhen”, shprehet ajo.

Më tej Hadari ka ngritur pyetjet se, “A e dini ju nga 2000-2017 nuk u bë asgjë për atë teatër, a nuk u bë kjo në mënyrë të qëllimshme? Si ka mundësi që në 17 vite nuk u vu dorë, ndërkohë që ka qenë i mbrojtur e ligj. Akti tjetër që bëtë sa erdhët në qeveri në 2017, vkm 325 për shpalljen e qendrës historike, qeveria juaj e përgjysmoi këtë qendër historike. Pse e bëtë? Pse e donit atë truall, ja ku e keni.

Lexo edhe :  Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

“Në 8.5.2020, i kaluat bashkisë një sipërfaqe trualli dhe 1126 m 2 ndërtesë vetëm ajo e teatrit eksperimental, pasi TK është më shumë se 2200 metër katrorë. I kaluat bashkisë këtë truall me një kartelë të regjistruar vetëm me 1126 m2. Si e keni bërë këtë? Nuk ia transferuat fare godinën e TK bashkisë, por e prishët.

Në vitin 2000 donit të merrnit teatrin e kukullave në pronësi të bashkisë së Tiranës, dhe gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar këtë transfertë, pse e ka bërë se ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës.

Uroj ta kuptoni që ky obsesion do ju kushtojë rëndë. Ai që do të kontrollojë të tashmen do të kontrollojë të kaluarën dhe ai që do të kontrollojë të shkuarën do të kontrollojë të ardhëm. Keni obsesionin me të kaluarën nuk e di pse e keni, por ata që duan të ruajnë të shkuarën, janë duke menduar për të ardhmen”, tha Hajdari.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV