“Zgjedhorja”/ Ja 3 pikat ku u dakordësuan palët sot dhe çfarë s’pranoi mazhoranca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar pas gati tre orësh, mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Politik të reformës zgjedhore, e cili nisi që prej orës 17:30. Të pranishëm kanë qenë bashkëkryetarët e kësaj reforme, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Burime bëjnë me dije se palët kanë diskutuar në mbledhjen e sotme për rolin e policisë dhe prokurorisë në zgjedhje si dhe sinjalizuesit, duke u dakordësuar në tre pika.

  • Jashtë çdo qendre votimi të qëndrojë një efektiv policie, i cili do të jetë i pajisur
  • SPAK të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokuroritë në rrethe duhet të ngrejnë grupe të posaçme për të hetuar shitblerjen e votës.
  • Çdo person që denoncon shit-blerjen e votës të amnistohet.

Ndërkohë që mësohet se një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamenare, ka qenë propozimi i PD që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, pak ditë më parë iu sugjeroi palëve përmes një emaili të aplikonin sistemin danez për sistemin zgjedhor, por palët janë kundra ndryshimit të sistemit, pasi sipas tyre kërkon ndryshim të Kushtetutës dhe koha nuk është e mjaftueshme./E.B./Fjala.al

Të fundit

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

Lajme të tjera

Web TV