Datat zyrtare: Seria A nis në 20-21 Qershor. Finalja e Kupës në 17 Qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë bëhet zyrtare: Seria A rinis në 20-21 qershor me katër rikuperime të ndeshjeve të mbetura të kalendarit që është ngjeshur dhe ka ngjallur kontestime për shkak të coronavirus. Një video konferencë me 20 klubet elitare e organizuar nga FIGC, duket se sheshoi dhe mosmarrëveshjet, e tani të gjithë janë të lumtur të mendojnë më shumë për futbollin sesa tamponët dhe testet.

“Klubet mirëpritën vendimin për rifillimin e Serisë A të komunikuar nga Ministri Spadafora dhe votuan unanimisht për 4 rikuperimet e mbetura që janë Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma në fundjavën e 20/21 qershorit dhe planifikimin e ndeshjeve të tjera të kalendarit duke nisur duke filluar nga e hëna, 22 qershor. Për më tepër, duke përshëndetur dëshirën e Ministrit Spadafora, aktiviteti sportiv i sezonit 2019/2020 do të rifillojë menjëherë me Kupën e Italisë, finalja e të cilit është caktuar për në 17 qershor” thuhet në njoftimin e FIGC. Datat dhe oraret e garave do të njoftohet nga Serie A League në ditët në vijim.

Ndërkohë në gjysmëfinale mbeten të panjohura në Kupën e Italisë. Kthimi i Juventus-Milan duhet të ndodhë në 13 qershor dhe ditën e nesërme Napoli-Inter. Por ka ende disa diskutime për të rënë dakord mbi datat. Hipoteza për të kërkuar nga Qeveria mundësinë për të afruar dy gjysmëfinalet me disa ditë merr kuota edhe më shumë.

Të fundit

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

Lajme të tjera

Web TV