Deklarata e Veliut për dhunën ndaj 15-vjeçarit/ Nora Malaj: Një ngjarje për subjekt filmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka reaguar në lidhje me komentin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili arsyetoi dhunën ndaj 15-vjeçarit te parku i Liqenit në Tiranë me videon e të ëmës me pistoletë.

Ajo e ka konsideruar atë si një akt të turpshëm ku të drejtat e njeriut shkelen me të dyja këmbët.

Turpi ka marrë rrugën…
( Ndjesë zonja Çoba … Fali Zot se s’dinë çka bajnë, kanë marrë rrugën e Qoftëlargut!)
Dhe turpi sa të sosur!

Tashmë Parlamenti është kthyer ne tempullin e turpit! Ca burra e gra , te cilët thonë se “janë të mandatuar për të qenë perfaqesuese të popullit”,degjojne si guakër një drejtues policie, sesi gënjeshtrën e kthen në art, e shetë si të vertetë dhe jo vetem kaq, po intimidon një familjen, nënën e adoleshentit që pasi e kanë rrahur strukturat policore edhe nënën e tij nuk e fal , se meqenëse qeveria funsion vetëm me FB , ka zbuluar se zonja qenka “kriminele” ka përdorur armë dhe Eureka , kjo është arsyeja që dhe fëmija është i pabindur , se rritet në një familje problematike dhe druri
është mjeti i fundit që i bene derman…

Kjo është një ngjarje për subjekt filmi ku mamaja pa pritur gjend e indimiduar dhe e keqpërdorur nga përfaqësuesi më i lartë i shtetit. Kësaj i thonë:mirë djali që u rrah paq ( u shkelën të drejtat e njeriut me të dy këmbët, po dhe mamaja qenka problemi ose ndryshe populli do te thoshte : “ mirë gomari që na ngordhi po dhe mizat nuk na lënë rehat”

Kushdo qe merret me trajtimin social dhe të drejtat e njeriut do të vinte duart në kokë nga mënyra sesi ky titullar u mundua të ligjëronte dhunën , duke intimiduar familjen e duke e njollosur nënën dhe familjen si “armik i popullit dhe familje problematike” dhe të riun “ si pinjollë i një familjen që ka damkën “ armik i popullit “ e “ drurin e ka hak” !

E kuptoni që turpi ka marr dhenë …

Nuk dua fare te merrem me zoterine qe drejton kreu e Policisë, pasi ai nuk bëri gjë tjetër por vërtetoj atë që populli thotë: “Sa pa folur nuk di kush je , po kur hap gojën e kuptoj çfarë je”,po dua te merrem me ish- koleget dhe pseudodeputetët qe mendojnë se bëjnë “ interpelancë parlamentare” ,po në fakt ,mumjëzohen dhe si kavje politike heshtin , duke dëgjuar një “rrëfim monstruoz” , e cila shkel liritë e të drejtat e njeriut dhe që situatën e drurin e justifikojnë me thënien flagrante “familje problematike që prodhon këta fëmijë problematikë “, që nënkupton se “drurin e ka hallall”…

Skandal…

Kjo është dhimbja me e madhe , pasi ne Parlamentin, vendi ku hartohet ligjet , tashmë pseudo haruesit e ligjit përligjin dhunën dhe mumjëzohet , duke turpëruar çdo njërin prej nesh… Ky është fundi i turpit…Ndjesë juve zonja Cono dhe ndjesë djalit tuaj për mënyrën si po përdoreni nga ketë kavie , që pasi kanë ngrënë turpin me bukë , në vend të shtyllës kurrizore kanë një shkop të përkulshem…

Tashme këta njerëz kanë marr rrugën e Qoftëlargut!“, shkruan ish deputetja Malaj./r.g/fjala.al

Të fundit

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Lajme të tjera

Web TV