Gjobitja e 2 subjekteve me 40 mln lekë/ Lleshaj: Krimet mjedisore, më të rrezikshmit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë sot se krimet kundër mjedisit janë nga më të rrezikshmit.

Në një postim në ‘Facebook’, Lleshaj është shprehur se ka filluar puna për pastrimin e Erzenit, ndërsa shtoi se e njëjta gjë do bëhet edhe me Drinin.

“Puna për pastrimin e Erzenit ka filluar dhe po jep rezultate. E njëjta përpjekje do të fillojë me Drinin në Lezhë, për të vijuar në të gjithë lumenjtë e vendit. Lumenjtë e vendit nuk mund të jenë kanale ujërash të zeza”, shkruan ndër të tjera Lleshaj.

Postimi i Sandër Lleshajt:

Krimet kundër mjedisit janë ndër më të rrezikshmit për shoqërinë sot dhe nesër.

Policia e Shtetit dhe IKMT, që tashmë veprojnë si një strukturë e integruar, kanë filluar një operacion të gjerë në shkallë vendi kundër krimit mjedisor.

E quaj me shumë rëndësi t’ju bëj thirrje atyre që me apo pa vetëdije shkarkojnë ujëra të zeza në lumë, rezervuar apo det, të kuptojnë që kjo gjë është e palejueshme dhe pasojat ligjore për ta do të jenë shumë të rënda: gjobë nga IKMT dhe kallëzim penal nga Policia e Shtetit.

E njëjta gjë vlen për ata që shkarkojnë inerte dhe mbetje të tjera në mjedis apo në lumentë e vendit.

Puna për pastrimin e Erzenit ka filluar dhe po jep rezultate. E njëjta përpjekje do të fillojë me Drinin në Lezhë, për të vijuar në të gjithë lumenjte e vendit.

Lumenjtë e vendit nuk mund të jenë kanale ujërash të zeza.

Ftoj të gjithë qytetarët, subjektet ekonomike, shoqërinë civile dhe autoritetet vendore, që të bëhen pjesë aktive e këtij operacioni, së pari duke pushuar ndotjen që shkaktojnë vete dhe së dyti duke bashkëpunuar me PSH dhe IKMT!

Lexo edhe :  Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Plehu është një ndër rreziqet kryesore të Shqipërisë dhe përballë këtij rreziku ajo duhet mbrojtur nga të gjithë ne. ??????.k.t/Fjala.al/

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/304536543881534/

Të fundit

Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë po marrin pjesë në homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare,...

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën...

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Ilir Meta kërkon lirinë, caktohet seanca e radhës në Apelin e GJKKO-së

Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbahet më 8 shtator në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV