Na thoni në cilën stinë keni lindur, t’ju themi karakterin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stina në të cilën kemi lindur, tregon shumë për karakterin e secilit prej nesh. Më poshtë mund të lexoni cilësitë e karakterit, në varësi të stinës në të cilën keni lindur:

Personat e lindur në pranverë :

I dëgjoni me dashuri personat e dashur për ju. Ju pëlqen ta bëni botën më të bukur me veprimet tuaja. Personaliteti juaj është shumë i pëlqyer prej të tjerëve dhe i bën zemrat e tyre të buzëqeshin. Jeni persona me këmbë në tokë, arsye kjo se pse bëni shpesh shoqëri të reja dhe nuk zhgënjeheni lehtë në jetë.

Personat e lindur në verë :

Jeni persona të pavarur dhe keni aftësinë të zgjidhni çdo problem. Cilësia kryesore e karakterit tuaj është kreativiteti. Jeni persona të ndershëm dhe nuk do i gënjenit kurrë të afërmit tuaj. Shpërndani ndjesi pozitive në çdo ambient, në të cilin shkelni. Personat përreth pëlqejnë shumë ta kalojnë kohën me ju, sepse kohën me ju e shohin kohë të shpenzuar në mënyrë të vlefshme.

Personat e lindur në vjeshtë :

Mendoheni shumë, përpara se të vendosni për diçka. I mbani sytë hapur dhe jeni në gjendje të zbuloni këdo që po gënjen. I pëlqeni shumë bisedat me të dashurit tuaj dhe me ta doni të ndani gjithçka, qoftë edhe ngjarjet jo shumë të këndshme. Të gjithëve iu pëlqen fakti që jeni mendjehapur. Keni kaluar nëpër shumë gjëra në jetën tuaj, ndaj jeni përherë në gjendje të jepni këshillat e duhura.

Personat e lindur në dimër :

E keni shumë të vështirë t’i mohoni një nder dikujt. Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, por dëshironi shumë që të tjerët të bien dakord me mendimet tuaja. Pasi hapeni me dikë për sekretet tuaja, ju nuk keni për ta lënë më atë person. Jepni gjithnjë 100% nga vetja dhe shumë personave të tjerë u pëlqen që jeni të veçantë dhe ju konsiderojnë si miqtë e tyre më të mirë.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV