Rritet numri i pacientëve në terapi intensive, ja sa janë të shëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria  e Shëndetësisë bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që numri i të prekurve në vend vazhdon të rritet, sot përveç Tiranës ka pasur përhapje edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa shtohen edhe pacientët në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive”.

Në deklaratën e sotme për mediat, dhënë nga Dr. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, lidhur me situatën e fundit të koronavirusit në vend, u theksuar se “Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)

Testime totale 15595

Testime molekulare 14269

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1099

Raste të shëruara 851

Raste Aktive 215

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 121, Durrës 42, Krujë 17, Shkodër 11, Kamëz 9, Mat 6, Lushnje 4, Berat 2, Fier 2, Korçë 1/b.b/fjala.al

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV