Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikuar draft-opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që solli një përplasje mes Parlamentit dhe Presidentit.

Në draft-opinion theksohet se rregulli i radhës aplikohet vetëm në momentin e shpalljes nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të vakancave, pas hapjes së secilit raund të emërimeve.

“Pasi të jenë shpallur vakancat për trupat përkatëse të emërimit, sekuenca nuk kërkon aktivizim deri në raundin tjetër. Sidoqoftë, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen kryesisht nga të njëjtët kandidatë, në një situatë kur ka emërime që duhen bërë, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të bien dakord për procedurën që do të ndiqet”, shkruhet në raport.

Komisioni i Venecias, ndër të tjera, shton se është me rëndësi jetike që Shqipëria të plotësojë vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur. Në raport nënvizohet se kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve, ndërsa rekomandon dialog konstruktiv dhe bashkëpunim mes institucioneve për kalimin e krizës./E.B./Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV