Beyonce: “Jam zemër-thyer dhe e neveritur nga racizmi në Amerikë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam zemër-thyer dhe racizmi në Amerikë ma ka shpifur” thotë Beyonce.

Këngëtarja 38 vjeçare tha përmes një komunikimi live në Instagram se sa keq ndihet pas vrasjes makabre të George Floyd në Mineapolis dhe i bëri thirrje fansave të saj, që të gjithë bashkë të luftojnë për drejtësi. Pamjet e ngjarjes u bënë virale në të gjithë botën teksa Floyd i lutej policit për jetën e tij ndërsa i thonte me gjysmë zëri: “Nuk mundem të marr frymë”.

Oficeri i policisë Derek Chauvin është arrestuar dhe tashmë do të përballet me akuzën për “Vrasje të shkallës së tretë”.

Referuar kësaj ngjarje, Beyonce e nis komunikimin e saj live me thirrjen: “Duhet të kërkojmë drejtësi për George Floyd. Ishim të gjithë dëshmitarë të vrasjes së tij. Jam zemër thyer dhe ma ka shpifur ky sistem. Asgjë nuk mund ta mposhtë këtë dhimbje” thotë këngëtarja. “Unë nuk po flas sot vetëm me njerëzit me ngjyrë, apo të bardhët, jam e sigurtë se edhe ju kështu si unë, ndihemi të pashpresë nga racizmi në Amerikë sot” shprehet ajo.

Sipas këngëtares, ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në të shkuarën dhe nuk ka patur asnjë pasojë, për askënd. Ndaj sipas saj, ky është momenti për të reaguar dhe për të kërkuar drejtësi. Këngëtarja 38 vjecare i kërkoi fansave që të nisin edhe peticione në rrjetet sociale, për të ndryshuar të gjithë sistemin por edhe për të cuar deri në fund, nderin e George Floyd. /Fjala.al/k.b

Burimi: Mirror

Të fundit

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që...

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i...

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV