Historiania “i kthehet” Paskal Milos për Skënderbeun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiania Elena Kocaqi, përmes një statusi në facebook ka reaguar si kundërpërgjigje ndaj historianit Paskal Milo mbi deklaratën e tij për Skënderbeun dhe origjinën e këtij të fundit.

Sipas Kocaqit, në letrën që Skenderbeu i dërgonte princit të Tarantos, i thotë se shqiptarët janë pasardhës të Pirros dhe Aleksandrit të Madh. Historiania shkruan se “Skënderbeu është e vetmja figure e madhe historike e jona qe pothuajse ju ka përkitur te tre feve si asnjë nga ne sot. Një model për tu marre shembull sot, pasi tjetër është besimi dhe tjetër feja qe shumica këtë gjë as sot nuk e kupton.”

Postimi i plotë

Ne letrën qe Skënderbeu i dërgonte princi te Tarantos i thotë se ne shqiptaret jemi pasardhës te Pirros dhe Aleksandërit te Madh. Çdo diskutim ne lidhje me origjinën e Skënderbeut është i kot, se ai e dinte origjinën e tij shqiptare dhe ishte krenar për atë, pra kishte vetëdije te lartë kombëtare këtu e para 5 shekujsh qe shume sot ketë nocion as e kuptojnë jo me ta kenë.
Sa për atë qe ishte ortodoks kjo është qesharake fare, se shqiptaret ne atë kohe ishin 80 deri 90% ortodoks. Plus qe feja është nje nga format e besimit dhe jo gjak. Pastaj Skënderbeu ishte shqiptar i vërtet, se ishte kristian ortodoks, u be mysliman, me pas u be me Papën katolik. Skënderbeu është e vetmja figure e madhe historike e jona qe pothuajse ju ka përkitur te tre feve si asnjë nga ne sot. Një model për tu marre shembull sot, pasi tjetër është besimi dhe tjetër feja qe shumica këtë gjë as sot nuk e kupton. Arbëreshet sot janë ortodoks dhe kane ikur një pjese nga Kruja e Skënderbeut por janë shqiptar edhe sot. Princat Shqiptar i përkisni te dy feve si katolik dhe ortodoks por kishin vetëdije shqiptare. Ndarja e Kishës ndodhi ne 1054 qe ndau shqiptaret nga katolik qe ishin te gjithë, ne një dege ortodokse, pasi ishte varësia nga Bizanti e kishave tona, sipas marrëveshjes dhe jo nga Papati. Pra një ndarje politike.

Lexo edhe :  "Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta..."

Tribalët ishin fis iliro-shqiptar qe nga antikiteti, kështu çdo përpjekje me be Skënderbeun sllav nga nëna është qesharake.

Skënderbeu nuk ishte vetëm strateg ushtarak nga me te mirët e kohës se vet, por ishte një diplomat dhe një njeri shume i shkolluar qe fliste disa gjuhe te huaja dhe njihte shume mire historinë e popullit te vet. E fundit vlerësimi dhe gjykimi kritik është shkalla me e larte e mendimit qe jo çdo kush e ka ne jetën e përditshme pa le me ne kuadrin historik. Çdo vlerësim i origjines dhe figures se tij  nga njerëz jo kompetent, qe nisen nga kritere fetare apo politike te sotme është nul./Fjala.al/k.b

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV