Leja për plazhet nga e hëna te e-Albania, Klosi tregon planin e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka prezantuar sot nga Kavaja masterplanin e ri të qeverisë për ndarjen e stacioneve të plazheve, të cilat do të nisin prej të hënës.

Klosi deklaroi se si fillim është bërë fotografimi nga ajri i gjithë vijës bregdetare e më pas është ndarë me zona për plazhe publike dhe private.

Aplikimi për plazhet private në E-albania do të nisë, prej ditës së hënë së 1 qershorit deri në datë 14 qershor. Ministri bëri me dije se prioritet për të marrë stacion plazhi do të kenë hotelet dhe restorantet dhe se 80% e plazhit këtë vit do të jetë për privatin dhe vetëm 20% për publikun.

Vendimi Këshillit të Ministrave përcakton prioritetet të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë, duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre, jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit, do të zënë vetëm sipër faqen vetëm atë që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do t’ju kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që kemi bërë rreth 10 metra ballore për cdo njësi po natyrisht kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përballë hotelit të tij dhe në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akonmoduese, do të shohim që si në zonën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele vija bregdetare e menaxhuar do të menaxhohet nga struktura që do ofrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina.

Zonat që do të merren nga restorantet apo strukturat menaxhuese por që garantojnë higjienën garantojnë beywatchin garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, për të cilat sic e thashë do te jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realizojmë 2 objektiva kryesore rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor” tha ai.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Klosi tha se “në një vijë bregdetare 400 km nga veriu në jug vetëm 10 për qind e saj është sipërfaqe e menaxhuar pjesa tjetër është akoma e lirë, plazhe të lira, po plazhe të cilat ne nuk do të garantojmë ose nuk do të sugjerojmë shkuarjen apo bërjen  e plazhit, pasi rreziku për sigurinë e jetës është i madh“./E.B./Fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV