Mjeku shqiptar në Itali: Ja pse po rriten rastet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Alban Beltoja i cili punon në spitalin e Lodit në Itali, tha se shifrat e fundit tregojnë se trendi është në rënie, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, pasi virusi tregoi se mund ta fusë çdo vend në kolaps.

Gjatë intervistës, në fjalën e tij u shpreh se mund të ketë valë të dytë, por mund të jetë më e lehtë, nëse zbatohet rregulli i distancimit social.

Intervista:

I trembeni rikthimit të koronavirusit?

Mjeku Beltoja: Ne të gjithë jemi të shqetësuar, por asnjë nuk ka siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Përderisa nuk e kemi këtë siguri, nuk e di nëse virusi do të ketë agresivitet. Koeficienti i transmetimit të sëmundjes në Lombardi është nën shifrën 1, pra që një i sëmurë mund të infektojë më pak se 1 person.

Numri i të infektuarve është i ulët dhe nuk ka raste të rënda. Në shkurt dhe në mars izolimi dhe distancimi nuk ishin të plotë, ndërsa tani kjo gjë nuk ndodh më. Në shumë vende të Italisë është shumica e popullsisë e prekur, që do të thotë se ka fituar imunitet.

Shifra 87 vdekje në 24 orë është shqetësuese?

Asnjë vdekje nuk është qetësuese, por trendi në ulje është në ulje. Ky trend do të vazhdojë, përderisa do të jemi rigorozë në zbatimin e masave të izolimit.

Në Shqipëri ishin 23 raste në 24 orët e fundit, virusi po prek dhe bluzat e bardha, si e komentoni?

E komentoj shkurtër fare, ulje e vigjilencës, e kujdesit, dhe ulje e masave mbrojtëse.

Thonë se virusi nuk është zhdukur, OBSH thotë se mund të ketë rikthim agresiv të virusit, ju si mendoni?

Në situatën që ndodhemi, mendoj se ardhja e stinës së ngrohtë, ku mundësia për të ndenjur jashtë është më e madhe, masat e distancimit, mbajtja e maskave, do bëjnë të mundur që të ketë një rinfeksion, por më të lehtë. Virusi e ka dhënë provën se mund të përhapet me shumë lehtësi dhe më të pambrojtur janë mosha e tretë.

Lexo edhe :  Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

Mund të rikthehet kolapsi?

Italia e provoi njëherë, nuk ka ndërmend ta provojë sërish. Për momentin distancimi është e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll virusin. Nuk shikoj tjetër gjë, virusi e dha provën e tij, nëse qarkullohet lirisht, është në gjendje të shkaktojë kolaps të vërtetë.

Nga analiza serologjike te mjekët, pjesa më e madhe kanë rezultuar negativë, si shpjegohet kjo?

Edhe këtu në Itali përqindja e bluzave të bardha të prekura është e njëjtë, te 15%.

Kjo shpjegohet me respektimin rigoroz të rregullave. Ata që kanë qenë në vijën e parë janë mbrojtur me të gjitha mjetet, kanë ndjekur të gjitha hapat e duhura, kanë qenë të mbrojtur se nuk kanë rënë në kontakt me virusin.

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV