Protestat për George dalin jashtë kontrollit/ Vritet një polic, plagoset një tjetër në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një polic ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në demonstratat që janë duke u zhvilluar për George Floyd në Oakland, Kaliforni, SHBA.

CNN raporton se nga protesta e dhunshme janë shkatërruar dhe plaçtikur dyqane, janë djegur makina e shumë dëme të tjera ndaj forcave të policisë.

Rreth më shumë se 7500 persona janë përplasur me forcat e sigurisë në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd 46 vjeç, në duart e autoriteteve në Mineapolis ditën e hënë.

Shumë njerëz kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur “Nuk mund të marr frymë”, fjalët të cilat i kishte thënë Floyd pak para se të ndërronte jetë, për shkak se një polic i vuri gjurin në fyt.

Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim të premten për shkak të kërcënimeve për sigurinë, ndërsa Minesota, New York-u dhe Atlanta kanë nuk kanë pushuar nga protestat e dhunshme për ditë me radhë, në kërkim të drejtësisë për Floyd.

Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme u raportua edhe se gjatë të shtënave mbeti i vdekur edhe një 19-vjeçar demonstrues.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV