Të jetosh në vetmi/Njihuni me punët më të izoluara në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëz në mbarë botën po zgjedhin të punojnë në mënyrë të izoluar në këtë periudhë, kur pandemia COVID-19 po shihet ende si rrezik potencial për jetën. Gazeta “Fjala” ka përzgjedhur tre qytetarë të cilët e kanë kthyer në stil jetese vetminë.

Nga Alessia Selimi

Ka shumë nga ata që kanë dëshirë t’i rikthehen punës në zyrë. Por, ka edhe nga ata që po e vlerësojnë shkëputjen e përkohshme nga mjediset e punës. Jo pak njerëz në mbarë botën po zgjedhin të punojnë në mënyrë të izoluar, në ambiente të largëta, në këtë periudhë kur pandemia COVID-19 po shihet ende si rrezik potencial për jetën.

Disa po lulëzojnë në kompaninë e tyre”, thotë Sandi Mann, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Lankshajrit Qendror. “Kjo i jep lirinë të mos shqetësohen për njerëzit e tjerë, për sa u përket nevojave ose gjykimeve të tyre.” Mann e sheh vetminë në këtë kohë si një kontrast të dobishëm me ritmin e jetës moderne. “Ne jemi mësuar me nivele të larta të dopaminës nga një mjedis i ngjeshur, i acartë dhe i pasur me stimulim, por dopamina është problematike. Prandaj, për ta hequr qafe na duhen nivele më të ulëta të stimulimit. ”

Ose mbase, në vend që njerëzit të mendojnë për sa u përket niveleve më të ulëta të stimulimit, ata që zgjedhin të kalojnë kohë në vetmi, në të vërtetë po zbulojnë lloje të ndryshme të stimulimit që mbulojnë jetën e mbushur me njerëz. Për ta, të qenët vetëm, nuk do të thotë të jesh i vetmuar – madje edhe në vendet më të largëta. “Fjala” ka përzgjedhur tre qytetarë të botës, të cilët e kanë kthyer në stil jetese vetminë.

Steve Fuller, punonjës në Parkun Kombëtar Yellowstone, SHBA

Tani në moshën 76 vjeç, Steve Fuller ka kaluar gati pesë dekada duke bërë punë për mirëmbajtje në një nga shkretëtirat më ikonike të Amerikës – Parku Kombëtar Yellowstone. Dhe, që nga fillimi në 1973, Fuller ndonjëherë kalon javë pa parë njerëz. “Siç thotë Charlie Russell: Njerëzit janë më të mirë kur janë pak dhe shumë larg “, thotë Fuller, teksa përmend emrin e një artisti të shekullit XIX, i famshëm për portretizimin e Perëndimit të vjetër dhe të egër.

Çuditërisht, Fuller filloi jetën e të rriturve në mes të nxitimit modern, duke punuar si gazetar politik, pastaj teknik i dhomave të urgjencës në një spital të Bostonit. Por vendimi i tij për të jetuar në Afrikë është ajo që e ndryshoi si individ. “Tri vitet e mia në Afrikën Lindore ishin transformuese. Unë kuptova se duhej realisht të jetoja dhe të lidhesha me natyrën dhe kafshët”, thotë Fuller. “Yellowstone ishte një zgjedhje e mirë.” Leximi është gjithashtu i rëndësishëm për të. “Biblioteka ime mund të quhet pa frikë minierë ari”, thotë ai.

Dee Caffari, marinare

I izoluar në mes të një oqeani një person mund të duket më shumë si një astronaut në stacionin ndërkombëtar hapësinor. Dhe, megjithëse më shumë se 500 njerëz kanë fluturuar mbi botë si astronautë, njëqind persona zor se kanë lundruar rreth Dee Caffari-t. Kjo veterane e cila ka përshkuar botën gjashtë herë nëpër ujërat oqeanike, është gruaja e parë që ka lunduar në të gjithë globin me një ndalesë të vetme.

Lexo edhe :  Shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat,merret i pandehur nga SPAK administratori i KESH

Udhëtimi i saj prej 178 ditësh në 2006-n ishte gjithashtu i pari në drejtim të perëndimit, kundër erërave dhe rrymave mbizotëruese. Vendimi i saj për të lundruar e vetme u frymëzua nga një marinar i famshëm britanik, Sir Chay Blyth. “Ai sugjeroi të bëhesha femra e parë që bëja atë që konsiderohej udhëtim i pamundur. Ishte vetëm çështje kohe përpara se një grua ta bënte këtë, dhe pse të mos isha unë? “ thotë Caffari.

“Kjo bisedë ndezi një shkëndijë – vendosa që jeta ka të bëjë me mundësi – dhe kjo ishte një mundësi shumë e mirë. Nuk kanë mbetur shumë “të para” në këtë botë.” Caffari pranon se kur ndërmori udhëtimin në det të hapur nuk kishte menduar për vetminë. “Udhëtimet e gjata të detyrojnë të mendosh për jetën. Unë jam pa dyshim më reflektuese”, shton Caffari. “Më është dashur gjithashtu të menaxhoj emocionet dhe të mos harxhoj energji të ndalem në ato negative. Kohët e këqija nuk zgjasin kurrë gjatë, më duket se mbi ujëra kujtoj vetëm kohërat e mira. Kjo është ajo që vazhdon të më tërheqë nga udhëtimet në det”.

Leo Op Den Brouw, rojë fari në Gabo Island, Australi

Shtëpitë e dritave kanë qenë prej kohësh një mjedis ikonë për vetminë – deri sa automatizimi largoi nevojën që njerëzit të orientoheshin nga faret. Por tradita e mbajtjes së fareve vazhdon në ishullin Gabo, një tokë prej 150 akrash (380 hektarë) në brigjet lindore të Viktorias në Australi. Për dy dekada, Leo Op Den Brouw është kujdestar (zyrtar i shërbimeve) për farin e dytë më të lartë të Australisë, që daton nga viti 1860. “Unë kam pasur gjithmonë interes për historinë. E dua gjithashtu oqeanin dhe e konsideroj veten një person të lindur për terren me ujë të kripur”, thotë ai. “Kur ​​erdhi mundësia për të përmbushur një kontratë afatshkurtër, si kujdestar në një far australian, si mund të refuzoja?

Asnjëherë nuk e imagjinoja se do të isha akoma këtu 20 vjet më vonë. ” Ka shumë kohë për veten e tij kur turistët e verës në ishull zhduken – por nuk është problem për Den Brouw. “Mund të kalojnë periudha të gjata kohore pa parë këmbë njeriu. Më e gjata ka qenë 28 ditë. Qetësia më jep kohë për të realizuar detyrat e panumërta”, thotë ai . Ai mirëmban po ashtu ndërtesat e vjetra në ishull dhe kontrollon gjithashtu sistemin e energjisë dhe furnizimin me ujë. Çfarë e tërheq atë në Gabo Island? “Peizazhi është jashtëzakonisht i bukur në të gjitha format që shfaqet, kurse kujdesi dhe problemet e botës duken larg”,pohon Brouw.

 

Të fundit

‘Izraeli, jasht Eurovision!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të...

“E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi “thumbon” deputetët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij...

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV