“Zgjedhorja”/ Gjiknuri: ODIHR rekomandoi që teknologjia të futet hap pas hapi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Politik duke dhwnw detaje për atë se çfarë u diskutua në tryezën e sotme.

Edhe sot palët nuk kanë rënë dakord përsa i përket futjes së teknologjisë së zgjedhje.

Gjiknuri deklaroi se ekspertët e ODIHR na kanë kthyer përgjigje se futja e teknologjisë në zgjedhje duhet të implementohet me projekt pilot duke filluar nga 10% dhe jo menjëherë 100% siç pretendon opozita.

Damian Gjiknuri tregoi dhe se në mbledhjen e së shtunës u bisedua dhe për çështjen e sistemit zgjedhor, i cili sipas tij do të diskutohet me prioritet në fazën e dytë të reformës zgjedhore.

“Ky Këshill Politik, pas mbarimit me konsesus të fazës së parë që do jetë paketa ligjore, që i përket legjislacionit zgjedhor dhe pika e parë e fazës së dytë që do të trajtojmë do të jetë çështja e sistemit. Faza e dytë do të ketë ligjin për reformimin e financimit të partive politike si dhe ligjin për referendumet. PD po trogohet opstruksioniste për të trajtuar edhe çështje të tjera që janë në tavolinë dhe që përgjithësisht ekspertët kanë rënë dakord. Pika më e madhe që na ndan janë dy propozimet kryesore që është përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje dhe reformimi i administratës zgjedhore bazuar në kriteteret apolitike dhe rekomandimet e ODIHR. Përsa i përket teknologjisë vullneti jonë ka qenë shumë i qartë dhe ne morëm përsipër dhe u angazhuam që të aplikojmë qoftë identifikimin biometrik ashtu edhe çështjen e votimit elektronik, por përtej dëshirës puna është a është e bërshme dhe çfarë rreziqesh merr përsipër këtu. Iu drejtuam ekspertëve të ODIHR të cilët thanë sistemi elektronik në zgjedhje duhet të implimentohet gradualisht duke implementuar një projekt pilot jo më shumë se 10%, ne pot hemi ta çojmë edhe më tepër se 10% madje zonat t’i zgjedhë PD, Iu thash hajde i drejtohemi ODIHR për 100% dhe po na kthevi përgjigje pozitive hajde e bëjmë por jo nesër të na vije ODIHR të monitorojë zgjedhjet dhe thotë që qeveria shqiptare dështoi sistemi se pavarësisht rekomandimit tonë doli ky problem, pram und të vihen në rrezik zgjedhjet. Dëshira është e madhe dhe do akomodojmë çdo interest të PD që është i ligjshëm dhe është i mundshëm, por nuk mund të vihet me kushte dhe list dëshira që vetëm kjo e zgjidh të gjitha problemet.” tha Gjiknuri./E.B./Fjala.al

Të fundit

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument...

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik të stafetës: nga një kapiten...

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e...

Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi. Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos...

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje…

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi. Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV