Çmenduri/ Prifti therr një njeri, si sakrificë për t’i dhënë fund Covid-it

Një prift 70-vjeçar në gjendje të dehur i preu kokën një njeriu si sakrificë për ti dhënë fund pandemisë së koronavirusit. Sansari Ojha pasi kishte pirë marijuanë i preu kokën 52-vjeçarit Saroj Kumar Pradhan.

Prifti hindu nga zona e Bandhahuda në Odisha vrau një njeri për të qetësuar perënditë, tha ai.

Ai i preu kokën Pradhan me një sëpatë në orën një të mëngjesit në faltoren e tempullit pas një argumenti.

Detektivi, Ashish Kumar Singh tha se Ojha ishte i dehur kur ka kryer aktin makabër dhe më pas u dorëzua në polici pasi i doli marijuana.

Ai tha se Ojha pretendoi se ishte urdhëruar nga një perëndeshë në ëndrrën e tij për të sakrifikuar një njeri në mënyrë që t’i jepte fund pandemisë.

Alok Ranjan Ray, oficeri i policisë, tha: ‘Prifti pretendoi se ai pa një perëndeshë në ëndrrën e tij dhe iu kërkua të sakrifikonte jetën e një njeriu për t’i dhënë fund koronavirusit.

Prandaj, për të qetësuar perëndeshën, ai i preu kokën një njeriun,” i tha ai Gulf News./r.g/fjala.al